Gjykata jep arrest me burg për ish-ministrin Ksera, lirohen dy ish-vartëset
Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë arrest me burg për Spiro Kserën.Ish ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në orën 13:00 u paraqit para gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë pas akuzave të prokurorisë për vjedhje duke shpërdoruar detyrën e kryer përmes procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore në vitin 2013.Ilir Çeliku është gjyqtari i cili vlerësoi të ligjshëm arrestimi i tij dhe dha masën e arrestit burg. Prokurori Ndini Tavani kërkoi "arrest me burg"Ksera u mbrojt nga avokati Genc Gjokutaj i cili deklaroi se do të apelojë vendimin. Ai deklaroi se klienti i tij nuk ishte pyetur asnjëherë përgjatë 1 viti hetimesh.Në gjykatë për vlerësim mase të sigurisë sot dolën dhe ish zyrtarët Artevis Mene, ish punonjës në Ministrinë e PÇSHB, për të cilët u dha masa e sigurisë "arrest me burg".Për Elda Kozaj, ish punonjëse në Ministrinë e PÇSHB dhe Pranvera Lile, ekonomiste në Shoqërinë "Shpresa" sh.p.k. gjykata dha 'detyrim me paraqitje" Kjo masë u kërkua nga vetë prokurori.Dy të tjerë janë shpallur në kërkim.Kleves Bitro ndodhet i arrestuar.Akuzat mbi KserenProkuroria e Tiranës nisi hetimet pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin e të cilit thuhej se ish ministri Ksera në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit, Kleves Bitro, si dhe zyrtar të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit.Sipas organit të akuzës kjo shumë financiare, është akorduar dhe janë bërë pagesat për aktivitet të cilat nuk janë zhvilluar si programet për minoritetin, kundër disktimimit të romëve, sfidat për barazi gjnore si dhe projekte për moshën e tretë.Avokati i ish ministrit Ksera, Genc Gjokutaj mohon që klienti i tij të ketë lidhje me procedurat për zhvillimin e aktiviteve dhe të programeve sociale, dhe se shkresat janë procedurë e stafit teknik. Gjokutaj tha se klineti e tij nuk është marrë marrë asnjëherë në pyetje që nga kallëzimi i KLSH.[caption id="attachment_666794" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Spiro Ksera prapa hekurave në Gjykatën e Tiranës[/caption][caption id="attachment_666793" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Spiro Ksera prapa hekurave në Gjykatën e Tiranës[/caption][caption id="attachment_666791" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Spiro Ksera prapa hekurave në Gjykatën e Tiranës[/caption][caption id="attachment_666790" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Spiro Ksera prapa hekurave në Gjykatën e Tiranës[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=ghUyXIoqU5Y[caption id="attachment_666766" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti kur Spiro Ksera del nga drejtoria e policise se Tiranes[/caption][caption id="attachment_666765" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti kur Spiro Ksera del nga drejtoria e policise se Tiranes[/caption][caption id="attachment_666769" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti kur Spiro Ksera hyne ne Gjykaten e Tiranes[/caption][caption id="attachment_666782" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Artemis Mene ne Gjykaten e Tiranes[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=uElkBAeULVQhttps://www.youtube.com/watch?v=-5r44xMX-Q8