Hapet konsullata e Kosovës në Iowa të SHBA-së
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi, hapi konsullatën e Republikës së Kosovës në Des Moines, kryeqyteti i Iowas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Miqësia e Kosovës me Iowan është edhe më e vjetër së shteti i Kosovës. Ajo ka filluar me trupat e Gardës Kombëtare të Iowas që kanë marrë pjesë në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë, që nga viti 2003”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi.Thaçi ka thënë më tej se kjo miqësi, e cila kishte filluar me bashkëpunimin në ndërtimin e paqes dhe sigurisë, tani do të zgjerohet edhe në fusha të tjera të jetës.Në ceremoninë e hapjes së konsullatës morën pjesë zyrtarë më të lartë të shtetit të Iowas dhe përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit.Guvernatori Branstad u shpreh i kënaqur që Kosova po hapë konsullatë në Iowa, që është njëherësh zyra e parë diplomatike ndërkombëtare në shtetin e Iowas. Ai u shpreh së të Iowa dhe Kosova gëzojnë bashkëpunim shembullor në fushën e sigurisë dhe të arsimit dhe se duhet të kërkohet edhe në sektorin ekonomik./Kosovapress/