Arrestohet ish-Ministri Spiro Ksera, akuzohet për vjedhjen e 30 mln lekëve

Prokuroria ka zbardhur dosjen hetimore në ngarkim të ish-Ministrit të Punës, Spiro Ksera dhe 6 ish-zyrtarëve të tjerë, duke i akuzuar për vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës. Ksera është sjellë në orët e para të mëngjesit me pranga në duar në policinë e Tiranës, ndërsa pritet të dalë para gjykatës ku prokuroria do të kërkojë “arrest me burg”. Sipas Prokurorisë, dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit nga abuzimet e ish-Ministrit dhe 6 ish-vartësve së tij është 30 milionë lekë. Mbi Spiro Kserën rëndojnë dy kallëzime, një nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe një nga ish-Ministri  Erjon Veliaj.Ish-Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, pritet të përballet në gjykatë me akuzën e  “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën" e kryer përmes  proçedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore në vitin 2013.Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin e të cilit thuhej se ish-Ministri Ksera në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit, Kleves Bitro, si dhe zyrtarë të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit.Sipas organit të akuzës kjo shumë financiare është akorduar dhe janë bërë pagesat për aktivitete të cilat nuk janë zhvilluar si programet për minoritetin, kundër diskriminimit të romëve, sfidat për barazi gjinore si dhe projekte për moshën e tretë.Ish-Ministri i Punës u ndalua mbrëmjen e së premtes, 29 Janar 2016 nga policia në fshatin e lindjes së tij, në Derviçan të Gjirokastrës ku edhe jeton.Pasi është shoqëruar fillimisht në komisariatin e këtij qyteti, Ksera është transferuar në orët e para të së shtunës në ambjentet e Drejtorisë së Policisë e Tiranës.Në një komunikim për mediat, policia bënë me dije se  ka ekzekutuar urdhër-ndalimet e Prokurorisë për ish-Ministrinë dhe për disa ish-zyrtarë të Ministrisë që z.Ksera ka drejtuar, të dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.Për ish-Ministrin ka patur dhe një kallëzim nga Ministria e Mirëqënies Sociale në drejtimin e Erion Veliajt, aktualisht kryetar i Bashkisë së Tiranës.Polcia ka ndaluar edhe 3 ish-funksionarë të tjerë të Ministrisë dhe ka shpallur në kërkim dhe 3 persona të tjerë.I kontaktuar në telefon nga Ora News, avokati i ish-Ministrit Ksera, Genc Gjokutaj mohon që klienti i tij të kete lidhje me proçedurat për zhvillimin e aktiviteve dhe të programeve sociale dhe se shkresat janë proçedurë e stafit teknik.Gjokutaj tha se klienti i tij nuk është marrë marrë asnjëherë në pyetje që nga kallëzimi i KLSH.Pritet që Ksera të dalë para gjykatës ku do ti komunikohen akuzat, ndërsa mësohet që Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”, ndërsa për ish-zyrtarët e arrestuar është kërkuar “arrest shtëpie”.Ora 14:00 Policia e Shtetit: Edhe 3 ish zyrtarë në prangaNë orën 14:00 policia deklaron se janë arrestuar edhe për disa ish zyrtarë të ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta gjatë kohës që drejtohej nga Spiro Ksera.“Këta ish-zyrtarë janë vënë nën akuzë gjithashtu për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh”“Në Prokurori është depozituar një kallëzim nga ana e Ministrisë së Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, ku bëhet fjalë për një investim prej 30 milionë lekësh që duhet të përdoreshin në favor të personave me aftësi të kufizuara, por që nuk janë përdorur për këtë qëllim" informon policia e shtetit përmes një deklarate.Shtetasit e përfshirë në këtë procedim janë:Spiro Ksera, 48 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër,  ish-ministër i PÇSHB, i dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.Artevis Mene, 27 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër,  ish punonjës në Ministrinë e PÇSHB, i dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.Elda Kozaj,  31 vjeç, lindur ne Fier dhe banuese në Tiranë,  ish punonjëse në Ministrinë e PÇSHB, e dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.Pranvera Lile, 58 vjeç, lindur në Gjirokastër  dhe banuese në Tiranë, ekonomiste në Shoqërinë “Shpresa” sh.p.k, si e dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet A.K,  A.J, D.F,  për të cilët Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka urdhëruar ndalimin si të dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal për shpërdorim detyre. Ora 12:00 Avokati Gjokutaj takon Kseren ne policiAvokati Genc Gjokutaj në drejtorinë e Policisë së Tiranës takoi klientin e tij. Në një prononcim për Ora News tha  "Klienti im më tha se se nuk ka lidhje me procedurat, të cilat janë vetëm  detyrë e stafit teknik, ministri vetëm firmos. Po studioj urdhër ndalimin e prokurorisë po Kserën. Është e çuditshme sepse Ksera nuk është marrë asnjëherë në pyetje që nga kallëzimi I KLSH-së"Ish ministri mbërriti me pranga në ambientet e kësaj ministrie mbrëmjen e së premtesOra 11:00 Prokuroria e Tiranes zyrtarizon akuzat Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshime se Ksera ka kryer veprën penale të "vjedhjes duke shpërdoruar detyrën" nëpërmjet procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore gjatë vitit 2013."Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, ka zhvilluar hetimet në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në kuadër të veprimeve proceduriale, janë krijuar dyshime të arsyeshme se ish-ministri Ksera, në cilësinë e kryetarit të Entit Prokurues, në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit, Kleves Bitro, si edhe me mbështetjen e disa zyrtarëve të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë të reja nga buxheti i shtetitKëto shuma financiare, ish-drejtuesit e lartë të Ministrisë së Punës i kanë akorduar për disa aktivitete për shtresa të ndryshme sociale, por që faktikisht këto evente nuk janë realizuar, ose janë realizuar me kosto shumë më të ulta nga ato që janë shënuar në dokumentaNë bazë të veprimeve proceduriale, rezulton se janë kryer pagesa për aktivitetet që nuk janë kryer, si më poshtë:1-"Prioriteti i minoriteteve-Barazi në të drejta"; 2- "Kapërceni paragjykimet-Njihni romët"; 3-"Ne sfidojmë të gjithë sëbashku"; 4-"Të ndryshëm, por të barabartë"; 5-Përfshirje sociale-Drejtësi sociale" 6-"Mosha e tretë, vlerë për shoqërinë"  informon prokuroria përmes një deklarate.https://youtu.be/-5r44xMX-Q828 janar 2016Spiro Ksera u ndalua në Derviçan të GjirokastrësNdalimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës në Derviçan të Gjirokastrës, ku edhe ai banon. Lajmi për ndalimin e ish-ministrit Kserës u bë publik mbrëmjen e së premtes, 29 janar 2016, rreth orës 21:00.Burime nga Policia dhe Prokuroria bëjnë të ditur se ndalimi i ish-ministrit Spiro Ksera është bërë për veprën penale të vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën. Sipas burimeve, bashkëpunëtor me Kserën dyshohet se është edhe ish-drejtori i Kabinetit Kleves Bitro, i cili aktualisht ndodhet në burg për vepra të tjera penale.Akuzat që rëndojnë mbi Kserën janë për disa tendera ne lidhje me aktivitete kulturore për komunitetin rom dhe moshën e trete, që nuk u bënë, por në letra u shënuan si të bëra. Burimet bëjnë të ditur se dëmi ekonomik që ka shkaktuar Ksera kur ka qenë në detyrë kap shifrën e 30 mln lekëve të reja.[caption id="attachment_666216" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Urdhri nga prokuroria per ndalimin e Spiro Kseros Ne foto: Urdhri nga prokuroria per ndalimin e Spiro Kseros[/caption][caption id="attachment_666241" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Spiro Ksera me Kleves Bitron Ne foto: Spiro Ksera me Kleves Bitron[/caption]Ora 22:50, 28 janar 2016, Nesër transferimi në Tiranë i Kserës.Nesër në orët e para të mëngjesit pritet të bëhët edhe transeferimi i Kserës nga komisariati i Gjirokastër në atë të Tiranës.Ora 22:10 Është ndaluar edhe një person tjeter, 5 në kërkimGazetarja e Ora News në Gjirokastër na raporton se është arrestuar edhe një person tjetër, i quajtur Artemis Mene, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, të cilët dyshohet se kanë qenë punonjës të ministrisë së Kseres.Ende nuk dihet rreth Artemis Menes dhe çfarë pozicioni ka.Ora 21:20 Ka persona të tjerë të implikuarGazetarja e Ora News Keti Banushi informon se ka edhe persona të tjerë të implikar, të cilët kanë qenë edhe pjesë e kabinetit të Kserës kur ishte ministër.Hetimet për ish-ministrin Ksera janë zhvilluar nga njësia Task-Forcë pas kallëzimit të bërë nga KLSH.Ksera ka mbajtur postin e ministrit të Punës Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta në kohën kur në qeveri ishte PD.[caption id="attachment_666198" align="alignnone" width="640"]spiro ksera2 Ne foto: Shoqerimi i Spiro Kseres me pranga ne duar per ne drejtorine e policise se Tiranes[/caption][caption id="attachment_666197" align="alignnone" width="640"]spiro ksera Ne foto: Shoqerimi i Spiro Kseres me pranga ne duar per ne drejtorine e policise se Tiranes[/caption][caption id="attachment_666305" align="alignnone" width="640"]spiro ksera Ne foto: Shoqerimi i Spiro Kseres me pranga ne duar per ne drejtorine e policise se Tiranes[/caption][caption id="attachment_666136" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Shoqerimi i Spiro Kseres per ne rajonin e policise Ne foto: Shoqerimi i Spiro Kseres per ne rajonin e policise se Gjirokastres[/caption]