Iu sekuestruan 10.4 kg kanabis në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Golem
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2016, 08:33
Një 32 vjeçar nga fshati Golem i njësisë administrative Rrethina ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.Gjon Shkambi u arrestua nga efektivë të sektorit kundër narkotikëve pasi gjatë kontrollit të banesës iu u gjetën dhe u sekuestruan 10.4 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve".[caption id="attachment_663929" align="alignnone" width="589"]
Droga e sekuestruar[/caption]