Gjendet i vrarë në makinë pronari i një anije peshkimi në Vlorë

Pronari i një anije peshkimi është vrarë me breshëri kallashnikovi  në ecje e sipër me mjetin e tij Tip Honda në Vlorë. 

Sipas Policisë 52 vjecari Hyqmet Nexhipi është qëlluar rreth orës 05:00 të mëngjesit të së shtunës kur edhe është marrë njoftimi se pranë një pikë karburanti në rrugën "Transballkanike", "është gjendur i vrarë një person me armë zjarri , brenda në një automjet. 

Trupi i pajetë i peshkatarit Hyqmet Nexhipi, banues në Vlorë ka marrë disa plumba, dy prej të cilëve në kokë.  

Sipas policisë së Vlorës  pak minuta pas vrasjes së 52 vjecarit është djegur një mjet tip mercedes Benz model 190 me targa të Durrësit që dyshohet të jenë false, ndërkohë që i është vënë flaka për të humbur gjurmët. 

17 persona janë shoqëruar në polici, mes tyre edhe i biri i viktimës, ndërkohë ka dyshime që atentatorët mund të kenë qenë dy. 

Sipas bluve të Vlorës,  nga hetimet paraprake dyshimet janë për larje hesapesh, pasi viktima rezulton me precedentë për shfrytëzim prostitucioni në vendin fqinj, Itali, ku edhe ka qenë i dënuar rreth 3 vjet më parë. 

Grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët e 52 vjecarit Hyqmet Nexhipi, i njohur edhe si Pëllumb Nexhipi, për të hedhur dritë mbi lëvizjet e fundit të viktimës, i cili është vrarë në rrugë, në një orar të pazakontë për të qarkulluar. Ndërkohë familjarët e viktimës pretendojnë së Hyqmet Nexhipi nuk ka qenë ndonjëherë në Itali. 

   Gjendet dhe një makinë e djegur 

Sipas policisë së Vlorës  pak minuta pas vrasjes së 52 vjecarit është djegur një mjet tip mercedes Benz model 190 me targa të Durrësit që dyshohet të jenë false, ndërkohë që i është vënë flaka për të humbur gjurmët. "Gjithashtu, në lagjen "24 Maj", disa metra larg vendit ku u gjet makina e viktimës, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip "BENZ", me targë: DR4863B, të djegur, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen" informoi policia.

 I denuar me pare në Itali 

Nga hetimet paraprake të policisë së qytetit bregdetare dyshimet janë për larje hesapesh, pasi viktima rezulton me precedentë për shfrytëzim prostitucioni në vendin fqinj, Itali, ku edhe ka qenë i dënuar rreth 3 vjet më parë. Grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët e 52 vjecarit Hyqmet Nexhipi, i njohur edhe si Pëllumb Nexhipi, për të hedhur dritë mbi lëvizjet e fundit të viktimës. 

 52 vjeçari ishte i divorcuar Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: - 2 gëzhoja-automatiku, model 56 (të gjetura në vendin e ngjarjes)

.Janë ngritur të gjitha Shërbimet e Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Deri tani janë shoqëruar 17 persona ndërsa autorët mendohet të kenë qenë 2. Mes të shoqëruarve është edhe i biri i viktimës.