Manjani me raporterët e Venecias, diskutohet roli i Ministrit në sistemin gjyqësor

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani priti sot në takim raporterët e Komisionit të Venecias, në vijim të axhendës që ata kishin planifikuar gjatë vizitës në Tiranë.Gjatë këtij takimi, të pranishmit kanë bashkëbiseduar mbi disa çështje me mjaft rëndësi që lidhen me reformën në drejtësi, sikurse ishin roli i Ministrit të Drejtësisë në raport me sistemin gjyqësor si dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.Gjithashtu gjatë diskutimit me rëndësi u cilësuan edhe çështjet që lidhen me procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa është folur edhe mbi parimin e karrierës dhe rekrutimin e tyre.Ministri Manjani dhe raporterët e Komisionit të Venecias kanë shkëmbyer mendime mbi procesin konsensual të hartimit të ndryshimeve kushtetuese,Të pranishmit kanë vlerësuar nevojën për vijimin e bashkëpunimit gjatë procesit të hartimit të ligjeve në zbatim të reformës.d74d1681-5488-4a4f-aaa8-e209ce8e1669 ce2bbf85-31db-4a48-ab06-f88e262c19c2 23ad86b4-aa59-4713-835a-0e42bb3438e8 1ccff07c-897b-48ce-8148-410b5ccbc21a 454a95ae-57e3-4e2d-acc7-0dd629735dee