Mazhoranca rrëzon dekretin e Presidentit për pronat: Argumentat e Nishanit, politik
Mazhoranca ka rrëzuar dekretin e Presidentit duke e miratuar pa asnjë ndryshim ligjin e pronave.Deputetët socialistë argumentuan se ky ligj i jep fund një problemi 25 vjeçar, ndërsa argumentat e Presidentit Bujar Nishani i cilësuan politik.Taulant Balla: Po të lexoni fjalimin e zotit Halimi që ka mbajtur në seancë të parlamentit në dhjetor për ligjin e pronave. Lexoni dhe argumentimet e Presidentit të Republikes dhe janë pikë presje të njëjtat argumente. Por me një ndjesë në emër të Partisë Demokratike, qe nuk arriti ti japë zgjidhje problemit të pronave, deputeti demokrat Eduard Selami, i kërkoi mazhorancës të terhiqet nga ligji i pronës, pasi sipas tij ndryshimet nuk e zgjidhim problemin shume vjeçar, por e ndërlikojnë më tej.Eduart Selami: Arsyesa që nuk është zgjidhur ky ligj është se, është nje ligj shumë i komplikuar dhe nuk ka patur vullnet politik. Ju thatë që Partia Demokratike asnjëherë s'ka kërkuar ndjesë për këtë punë. Une e kam dëgjuar që ka kërkuar ndjesë dhe un jam këtu për të kërkuar ndjesë që Po dhe PD është pjesë e këtij problemi të madh dhe fatkeqësisht ne nuk kemi arritur për ta zgjidhur këtë gjë. Dhe ne kemi dhe një obligim tjetër që ju se keni. Kjo shtresë të cilës ne i perkasim dhe jemi një forcë e djathtë që ne e kemi akoma më të shenjtë pronën private. Ju e keni mbështetjen tonë nëse doni të uleni që këtë çeshtje ta zgjidhim. Dhe le të shfrytzojmë këtë dekret të presidentit që lë te ulemi ta zgjidhim njëherë e mirë këtë punë me qëllim që të kemi një problem më pak për të ecur përparaProna qëndron në themel të rrugës integruese të vendit, u shpreh Selami, sipas të cilit në 25 vite prona është demtuar më shumë se në komunizëm, duke u kthyer në një problem të thellë social. Eduart Selami: Ky është një problem i përbashkët. Ne duhet të ulemi. Nuk jemi ne këtu për të penguar këtë ligj përkundrazi. Nuk ka të ardhme këtu. Pa këtë ligj, pa problemin e reformës në drejtësi, pa problemin e korrupsionit, nuk ka mundësi që Shqipëria të eci përpara. Këto janë kushte që s'i kemi ne, i ka vënë Europa. Ne thjesht duhet që këto gjëra t'i marrim me seriozitet. T'i përgjigjemi qytetarëve tanë, t'i përgjigjemi shqiptarëve për atë për të cilën na kanë votuar këtu. Ky është një problem shum i madh, është një problem social që ka të bëjë me drejtësinë, ne s'jua kemi dhënë këtë gjë, është një problem ekonomik, është nje problem i të ardhmes tonë të përbashkët.Ligjin e hartuar nga mazhoranca, Partia Demokratike e cilëson jetëshkurtër, pasi ata do ta atakojnë në Gjykatën Kushtetuese nga ku janë të bindur se do të rrëzohet./Oranews.tv/