“Gropa” në buxhet, 19.7 mld lekë mosrealizim në të ardhura për dhjetorin
Gropa në buxhet është thelluar në dhjetor. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë për një mosrealizim prej 19.7 miliardë lekësh në të ardhura dhe 25.8 miliardë lekësh në shpenzime. Kjo edhe pse buxheti i shtetit u rishikua tre herë gjatë vitit 2015, nga të cilat dy herë në dhjetor.Qeveria nuk ka arritur ta realizojë në dhjetor planin e të ardhurave, as pas rishikimit dy herë brenda këtij muaji të buxhetit dhe gjithsej 3 herë për vitin 2015.Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se në dhjetor, të ardhurat në buxhet arritën vlerën e 378.4 miliardë lekëve, duke qenë 19.7 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar me ulje. Taksat ku është shënuar edhe mosrealizimi më i fortë janë akcizat, tatimi mbi të ardhurat personale dhe taksat nacionale.Por qeveria nuk ka mosrealizime vetëm me të ardhurat, por edhe me shpenzimet.Nga të dhënat e Ministrisë së Financave rezulton se në dhjetor, totali i shpenzimeve arriti në 430.6 miliardë lekë ose 25.8 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar me akt normativ.Shpenzimet kapitale ose ndryshe investimet kanë një mosrealizim prej 1.7 miliardë lekësh. Në fund të dhjetorit ato janë realizuar në masën 59.4 miliardë lekë nga 61.2 miliardë që ishte plani. Viti 2015 ka qenë i vështirë për financat publike pasi u karakterizuar nga mosrealizime të forta që në muajt e parë.Edhe 2016 nuk pritet të jetë i lehtë. Vetëm pak ditë më parë, Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se që në janar buxheti ka humbje 3.5 miliardë lekë nga rënia e ndjeshme e çmimit të naftës në bursa.ECURIA E TË ARDHURAVE NË DHJETOR 2015Të ardhurat 378.4 mld lekëPlani i rishikuar 398.2 mld lekëMosrealizimi 19.7mld lekëECURIA E SHPENZIMEVE NË DHJETOR 2015Shpenzimet 430.6 mld lekëPlani i rishikuar 456.4 mld lekëMosrealizimi 25.8 mld lekëECURIA E INVESTIMEVE NË DHJETOR 2015Investimet 59.4 mld lekëPlani i rishikuar 61.2 mld lekëMosrealizimi 1.7 mld lekë