U dha informacion atentatorëve të Denis Kasës, arrestohet oficeri i SHISH
Arrestohet një oficer i Shërbimit Informativ të Shtetit lidhur me atentatin mafioz të 8 janarit 2016 në Fier, ku mbeti i vrarë Denis Kasa, 44 vjeç, ndërsa u plagosën dy miqtë e tij, Elton Margariti dhe Klement Kastrati të cilët udhëtonin me të në mjet.Në pranga ka rënë Florjan Bushi.Arrestohet oficeri i Shërbimit Informativ Shtetëror, Florian Bushi, i cili dyshohet të ketë bashkëpunuar me autorin e vrasjes së Denis Kasajt në ngjarjet e 8 janarit në Fier.Arrestimi i tij u konfirmua nga Prokurori për Krime të Rënda, Blerim Tominajt, sipas të cilit, ka dyshime se oficeri i SHISH ka furnizuar me informacion autorin e vrasjes Ilir Memushaj.Sipas hetimeve, mësohet se në telefonin e Ilir Memushajt janë gjetur dokumente përgjimi që punonjësi i SHISH ja kishte vënë në dispozicion autorit të vrasjes.Tominaj: Oficeri i SHISH Florian Bushi, shpërdoroi detyrën, akuzohet se bashkëpunoi me bandat kriminale. Oficeri i SHISH Bushi u dha informacione bandave për ngjarjen në Fier.Oficeri i SHISH u arrestua sot me urdhër prokurorie.Ndërkohë, lidhur me ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në Durrës, drejtori i përgjithshëm për krimin e organizuar, Ardian Çipa, tha se po hetohen sipas rastit.Ardian Çipa: Po hetojmë ngjarjen kriminale të ndodhur në Durrës.Deklaratat u bënë në përfundim të takimit që drejtuesit e lartë patën në qytetin bregdetar të Durrësit, për ngjarjet e fundit kriminale që kënë tronditur këtë qytete dhe jo vetëm.[caption id="attachment_661159" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Oficeri i SHISH(majtas), vendi ku ndodhi vrasja dhe viktima Denis Kasa(djathtas)[/caption]