Reflektimi i Bregut për 21 janarin: Politika ka nevojë ulëritëse për sinqeritet
Deputetja e PD, Majlinda Bregu përmes një postimi ne faqen e saj zyrtare ne FB, ka dhënë reflektimin e saj 5 vjet pas ngjarjes së 21 janarit, periudhë kur ajo mbante detyren e Ministres së Integrimit.Bregu thotë se vijon të ketë bindjen se asnjë akt i dhunshëm nuk përligj dëshirën për pushtet dhe asnjë parti nuk duhet të shkatërrojë institucionet.Deputetja demokrate shprehet se 5 vjet me parë, nuk ishte aq e mençur sa të parashikonte se armiqtë e 21 janarit do të çertifikoheshin si Aleanca e Shqipërisë Europiane me 23 qershor dhe as që kjo aleancë do të degradonte në një spektakël të kontrolluar mirë.Bregu: "Isha e qartë se pavarësisht së atë natë numri i viktimave nuk dihej,mosbërja drëjtësi për 21 janarin, do të ishte padrejtësia më e madhe dhe borxhi i pashlyer që do të thyente çdo kurriz.Pesë vjet janë dicka në një jetë njerëzore, por janë shumë pak në historinë e një shoqërie.. Pesë vjet, megjithatë, janë të mjaftë për të kuptuar diferencën: dje ishte kohë betejash, sot është kohë pazaresh. Eshtë zgjedhje individuale dhe morale pastaj të zgjedhësh në cilën kohë do të jesh".Sipas Bregut, sot politika ka nevojë ulëritëse për atë që i mungon, sinqeriteti.Bregu: “E vërteta së pari me vetveten. Pastaj me të tjerët”.