Raporterët mbyllin takimet me disa propozime, nesër konferenca për shtyp

Raporterët e Komisionit të Venecias kanë përfunduar sot në mbrëmje takimet në Tiranë për paketën e ndryshimeve kushtetuese të refiormës në drejtësi. Raporterët takuan më herët edhe Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani.Në njoftimin që Ministria e Drejtësisë ka përcjellë thuhet se u diskutua mbi rolin e Ministrit të Drejtësisë në raport me sistemin gjyqësor si dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.Gjithashtu gjatë diskutimit me rëndësi u cilësuan edhe çështjet që lidhen me procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa është folur edhe mbi parimin e karrierës dhe rekrutimin e tyre.Axhenda dy ditiore e reporterëve ka nisur sot në orën 11:00 me takimin me ekspertë të nivelit të lartë vendas dhe të huaj të Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi.Takimi zgjati për rreth dy orë dhe mësohet se ekspertët e nivelit të lartë kanë njohur raporterët me mendimet e tyre për çështje të ndjeshme, si votimi i anëtarëve të institucioneve të drejtësisë.Burime nga brenda takimit, thanë se për votimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, raporterët e Venecias nuk kanë dhënë një mendim, por ata kanë dhënë propozime për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Prokurorisë dhe Këshillin Gjyqësor.Sipas raporterëve, dy anëtarë të Këshillave duhet të jenë propozim i opozitës, ndërsa tre të shumicës qeverisëse.Pas takimit deputeti  i PD-së, Eduard Halimi, tha se raporterët e Venecias kanë shprehur shqetësim pse nuk pati dakordësi në hartimin e draftit.Nesër në përmbyllje të axhendës së tyre Grupi i Reporterëve të Komisionit të Venecias, në ora 19:00 do të ketë një konferencë për shtyp.Opinionin përfundimtar mbi draftin e rishikuar Komisioni i Venecias do ta përgatisë gjatë muajit shkurt dhe ai do të prezantohet në mars.[caption id="attachment_660682" align="alignnone" width="640"]11cd74c6-9ef7-4d28-aa80-9e96d800a37f Raporterët e Komisionit të Venecias gjatë takimit me ekspertët e Nivelit të Lartë[/caption][caption id="attachment_660680" align="alignnone" width="640"]eaf37bc6-dbdc-458e-8e8a-ff107a08503d Raporterët e Komisionit të Venecias gjatë takimit me ekspertët e Nivelit të Lartë[/caption][caption id="attachment_660681" align="alignnone" width="640"]2e590c4c-c321-4756-bd0c-b4a020a9d5d0 Raporterët e Komisionit të Venecias gjatë takimit me ekspertët e Nivelit të Lartë[/caption]