Arrestohen 13 persona për drogë dhe prostitucion, mes tyre 3 femra dhe 2 turq

13 persona janë arrestuar për trafik droge dhe prostitucioni, mes tyre tre femra dhe dy shtetas turk. Operacioni i koduar “Eskort” u zhvillua në Tiranë dhe në Elbasan, ku në cilësinë e provës material  u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike e dyshuar "Cannabis Sattiva" , 16 doza "Heroinë", 10 telefona celulare dhe 3 automjete."Nga ana e Drejtorisë Vendore Policisë Tiranës, më konkretisht nga ana e Sektorit të Narkotikëve dhe Trafiqeve, janë  arrestuar 13 persona për "Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike" si  edhe "Shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni".  Më datë 20.01.2016, u finalizua operacioni " ESKORT" ku u godit një grup kriminal që organizonte shërbimin eskort dhe prostitucionin në qytetet Tiranë dhe Elbasan", thuhet në njoftimin e policisë.Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:1-Silvana Nexhipi,2-Ambra Isaku,3-Xheje Dunga,4-Franko Dervishi,5-Eglantin Kapo,6-Selcuk Kayashtetas turk,7-Mehmet Ozgunoglu shtetas turk,8-E.Y9-E.B.Shtetasit e mësipërm u kapën pas një procedimi penal të nisur me herët nga ana e policisë së Tiranës.Gjithashtu u arrestuan shtetasit:1- Ervin Tanku ,2-Hasan Kurmeta,3-Jonid Jace5-Kevis Abazaj si dhe u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike e dyshuar "Cannabis Sattiva" , 16 doza heroine 10 telefona celulare 3 automjete.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.[caption id="attachment_660238" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Droga e sekuestruar Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_660169" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Personat e arrestuar nga operacioni Ne foto: Personat e arrestuar nga operacioni[/caption]