Goldstein: Vijoni reformat, ekonomia të rritet nga investimet dhe eksportet
Drejtoresha e Bankës Botërore për Europën Juglindore, Ellen Goldstein apeloi qeverinë që të vijojë reformat për të garantuar një rirtje ekonomike të qëndrueshme, që të jetë e mbështetur tek investimet dhe eksportet, si mënyra e vetme për të ulur varfërinë dhe rritur mirëqënien. Gjatë një konference, ku është diskutuar për mënyrat e nxitjes së rritjes ekonomike, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj deklaroi se qeveria do të vijojë me valën e dytë të reformave që janë të domosdoshme për vendin, edhe pse të dhimbshme.Banka Botërore apelon qeverinë që të vijojë reformat për të gjeneruar një rirtje ekonomike të qëndrueshme për vendin, e orientuar nga ivestimet dhe eksportet dhe jo nga sektorë sporadikë, si ndërtimi apo shërbimet siç ka ndodhur në 25 vitet e fundit.Në këtë mënyrë jo vetëm do të zhvillohet ekonomia, por do të ulet varfëria dhe do të rritet mirqënia e qytetarëve.Ellen Goldstein:Shqipëria ka shumë nevojë të ndryshojë mënyrën e rritjes ekonomike, nga një rritje e gjeneruar nga shërbimet dhe ndërtimi drejt një rritje e orientuar drejt investimeve dhe eksporteve. Për ta bërë këtë duhet një axhendë reformash që të garantojë një rritje ekonomike të qëndrueshme.Apeli ynë është që të vijojnë reformat.Shkëlqim Cani:Shtresa të tëra të popullësisë kanë atë vuajtjen e vet që kuptohet ne mundohemi që të bëjmë aq sa mundemi brenda buxhetit, brenda mundësive që ka e tërë ekonomia.Niko Peleshi: Një tipar i rëndësishëm i kuadrit të ri strategjik është fokusimi i tij në rezultate.40% e totalit të financimit prej 1.2 miliard dollarësh do të jepet në formë të mbështetjes buxhetore që do të varet nga ecuria e reformave të ndërmarra nga Qeveria.Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, paralajmëroi një valë të dytë reformash për ta vendosur ekonominë në shina.Arben Ahmetaj:Që nga dita e sotme të jeni të bindur dhe jam i bindur që qytetarët shqiptarë kur të shohin atë që në të vërtetë është bërë nëpërmjet reformave, sigurisht që do të na mbështesin.Nuk e kam fjalën elektoralisht, do të na mbështesin për valën e dytë të reformave që janë të domosdoshme, të patjetërsueshme dhe patjetër përsëri të dhimbshme.Rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit pritet të jetë 3.4%, një parashikim që mbështet edhe nga FMN dhe Banka Botërore, dy ng partnerët kryesorë të Qeverisë.