Rezoluta e PD: T'u hiqen medaljet dhe pensionet shtesë ish-zyrtarëve komunistë

Çështja e dekorimit të zyrtareve të lartë dhe individëve që gjatë kohës së komunizmit kanë kryer kime kundër njerëzimit, ka dominuar debatin politik prej disa kohësh.Partia Demokratike e cila e rihapi çështjen, pas dekorimit të persekutorit të at Zef Pllumbit, nga Ministria e Mbrojtjes , përmes një rezolute të dorëzuar në parlament demokratet kërkojne hartimin e një pakete të plotë ligjore që u heq këtyre individëve, dekoratat dhe benefitet e përfituara gjatë këtyre viteve.Tirane- Partia Demokratike është e vendosur që t'i kërkojë parlamentit heqjen e titujve, dekoratave, medaljeve, privilegjeve dhe përfitimeve të posaçme për personat që janë përfshirë në krimet e regjimit totalitar komunist në Shqipëri.Në rezolutën e dorëzuar zyrtarisht në kuvend, të djathtët kërkojnë hartimin e një pakete të plotë ligjore që u heq çdo benefit të përfituar individëve që kanë pasur poste dhe kanë kryer krime kundër njerëzimit. Gjithashtu kërkohet përcaktimi i një procedure të qartë për parandalimin e dekorimit të tyre në të ardhmen.Kuvendi i Shqipërisë deklaron me vendosmëri se:Do të hartojë dhe miratojë legjislacionin e nevojshëm për anulimin e çdo dekorate, medaljeje apo akti tjetër vlerësues të individëve që kanë kryer krime kundër njerëzimit. Do të miratojë legjislacion e nevojshëm për shfuqizimin e çdo përfitimi apo privilegji financiar për këta individë përfshirë pensionet shtesë apo të posaçme për shkak të statusit të veteranit apo të çdo natyre tjetër. Pensionet e këtyre personave nuk mund të jenë në asnjë rast më të larta se pensioni që përftojnë viktimat e persekutimit komunist.Në rezolutë demokratët kërkojnë që legjislacioni të mbyllet deri në datën 20 shkurt në kuadër të 25 vjetorit të rrëzimit të simbolit të komunizmit, shtatores së diktatorit Enver Hoxha. Gjtihashtu ne rezolutën e demokratëve thuhet se, kuvendi duhet të nxisë qeverinë që të rrisë fondet dhe përpjekjet për zbulimin e krimeve të komunizmit, autorëve të tyre dhe rehabilitimin e vitimave të tyre.Partia Demokratike argumenton se nevoja e nje ligji të plotë bëhet e domosdoshme në kushtet kur qeveria dekoron hiearkët e lartë të regjimit komunist, duke e cilësuar provokim të rëndë të ndërgjegjes shoqërore./Oranews.tv/