Vonon ambulanca, i aksidentuari ngelet në mes të rrugës

 Një i moshuar i aksidentuar me motor është lënë për më shumë se 20 minuta në rrugë në pritje të autoambulancës. Sipas të afërmve të të aksidentuarit, shërbimi i urgjencës është njoftuar nga persona të rastësishëm, por ambulanca vonoi të vinte.  Sipas drejtorit të spitalit të lezhës, shkak për vonesën u bë ngrica në rrugë dhe trafiku.Lezhe-  Nuk janë të pakta rastet kur ndihma e shpejtë e ambualancës vonon në shumë prej rasteve duke shkaktuar edhe humbjen e jetëve. Një rast tipik ndodhiedhe sot në qarkun e Lezhës ku familjarët akuzojnë spitalin e qytetit se ishte dashur gati 30 minuta të shkonte në vendin e ngjarjes ku qëndronte i shtrirë I aksidentuari .Bëhet fjalë  për një rrugë prej 7 km që mund të përshkuhet për më pak se 10 minuta por që e ka lënë 60 vjeçarin Marash Gjoni në rrugë në gjendje të rëndë. I afërmi Mikel Gjoni pranoi vonesën.motori_ motori11/Oranews.tv/