Renault do të tërheqë 15 mijë makina

Renault pritet të tërheqë në fabrikë 15 mijë makina që nuk kanë dalë ende në treg për të bërë një verifikim dhe kontroll të sistemit të filtrimit.Ndërsa për 700 mijë të tjera të cilat janë shitur tashmë duke filluar nga korriku, pronarëve të tyre do u kërkohet të paraqiten për të bërë një verifikim.Kontrollet kanë të bëjnë me emetimet, kur temperatura e ambientit është shumë e lartë ose nën -17 Gradë Celcius, sepse në këto kushte impianti i filtrimit nuk punon më.Deklarata është bërë nga ministri i Mjedisit në Fracë Segolene Royal./Oranews.tv/