Tre amerikanë të liruar nga Irani mbërrijnë në Gjermani

Një avion me disa amerikanë të liruar nga Irani në kuadër të një këmbimi të burgosurish me Iranin, mbërriti në Gjermani pasi u nis nga Teherani sot në mëngjes.Tre shtetasit amerikanë do të marrin shërbim shëndetësor në Gjermani në një spital ushtarak amerikan. Ata patën një ndalesë në Gjenevë të Zvicrës, para se të niseshin për në Gjermani.Mes tyre ishte gazetari i “Washington Post”, Jason Rezaian, ish-marinsi amerikan Amir Mirzaei Hekmati dhe prifti Saeed Abedini. Rezaian shoqërohej nga e shoqja, gazetarja Yeganeh Salehi dhe e ëma.Duke cituar burime të paidentifikuara amerikane, agjencia Reuters njoftoi se një amerikan i katërt i liruar, Nosratollah Khosravi-Roodsari, nuk ishte në avionin që u nis nga Teherani.Në një deklaratë të mëparshme, Departamenti i Shtetit tha se "ata që donin të iknin nga Irani, janë nisur”. Edhe një student amerikan u lirua më pas, duke e çuar në pesë numrin e amerikanëve të liruar.Lirimi i katër amerikanëve u deklarua dje pak para se diplomatët në Vjenë të njoftonin zbatimin e një marrëveshjeje bërthamore mes fuqive perëndimore dhe Iranit.Presidenti amerikan Barack Obama përshëndeti lirimin e amerikanëve që ishin të burgosur në Iran dhe zbatimin e plotë të një marrëveshjeje historike bërthamore me Republikën Islamike, duke i vlerësuar ato si fitore të diplomacisë “së zgjuar” dhe angazhimit të tij për të negociuar direkt me kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara.Duke folur nga Shtëpia e Bardhës, Presidenti e quajti ditën e sotme një ditë të mire, “kur amerikanët lirohet dhe kthehen në familjet e tyre, është një moment që duhet ta festojmë”, tha Presidenti.Megjithëse kjo fundjavë solli arritje të rëndësishme të diplomacisë me Iranin, fakti që administrata njoftoi për sanksione të reja ndaj 11 individëve dhe grupeve që janë të përfshirë në programin e raketave të Iranit, nxjerr në pah se ende vazhdojnë të mbeten tensione mes dy vendeve.[caption id="attachment_658003" align="alignnone" width="306"]303985EB00000578-3403741-Pastor_Saeed_Abedni_is_also_believed_to_be_among_those_released_-a-26_1453048802250 Saeed Abedini[/caption][caption id="attachment_658004" align="alignnone" width="306"]3039E98B00000578-3402537-image-m-33_1452960336532 Amir Hekmati[/caption][caption id="attachment_658005" align="alignnone" width="411"]30398AB400000578-3403741-American_journalist_Jason_Rezaian_is_among_four_U_S_citizens_rel-a-25_1453048797695 Jason Rezaian[/caption][caption id="attachment_658007" align="alignnone" width="411"]303BD9AF00000578-3403741-A_fifth_American_student_Matthew_Trevithick_right_was_also_freed-a-28_1453048809028 Studenti Matthew Trevithick (djathtas)[/caption]3043B44B00000578-3403741-image-a-2_1453051762015 3043B23D00000578-3403741-image-a-3_1453051769970 3042840400000578-3403741-image-a-30_1453048972771