"Sunday Times": Pas Maqedonisë, fluksi emigrantëve drejt Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2016, 21:22
Pas mbylljes së kufirit të saj jugor nga ana e Maqedonisë, Shqipëria mund të rrezikohet nga fluksi i emigrantëve, kryesisht ato që vijnë nga Lindja Mesme dhe Afrika.Alarmin e ngre gazeta britanike "Sunday Times" në një shkrim të zgjeruar për situatën e klandestinëve.Në artikull gazeta citon edhe kreun e Emergjencave Shemsi Prençi, i cili ka thënë se “Shqipëria do të kthejë ish-qendra ushtarake në vende pritjeje për emigrantët".Prençi po ashtu ka shtuar se "nëse nuk do të jetë e pamundur të ndalim fluksin, Shqipëria do t'i akomodojmë emigrantët në disa hotele shtetërore që janë përdorur për pushimet e ushtarakëve në bregdetin shqiptar”.