Marc Anthony braktis Chloe Green
Ish i bashkëshorti i Jennifer Lopez, Marc Anthony është ndarë nga e dashura e tij Chloe Green vetëm pak javë pasi modelja ishte shpërngulur për shkak të tij në Amerikë, shkruan The Sun.Babai i pesë fëmijëve i ka thënë Chloe-t se romanca e tyre ka përfunduar dhe modelja, 22 vjeçe që është dy vjet më e madhe se vajza e Marc Anothnyt është shpërngulur në shtëpinë e saj në Majami.Chloe, e bija e Sir Philip që ka një pasuri prej 3.8 miliardë dollarësh, ishte shfaqur për herë të parë me ish të dashurin e J-Los në muajin shkurt.Thuhet se ishte Sir Philip, ai që aprovoi lidhjen e vajzës së tij me Marcun pasi ai është shok i ngushtë me të."Dyshja hyri në lidhje serioze shumë shpejtë dhe mori bekimin edhe të prindërve të saj, por nuk funksionoi", ka thënë një burim për The Sun.