90-vjeçarja zbulon sekretin, gjermanja që provonte ushqimet që mos të helmohej Hitleri
Gjatë gjithë jetës së saj 95- vjeçare është shfaqur si një grua e zakonshme gjermane. Por në moshën 95- vjeçare Margot Woelk ka vendosur të rrëfejë sekretin e saj që lidhet me një nga emrat më të përgjakshme të historisë botërore, Adlof Hitlerin.Nuk është fjala për ndonjë nga historitë e dashurisë së arkitektit të Luftës së Dytë Botërore, por me ushqimin që ai konsumonte dhe pikërisht këtu Woelkt ka luajtur rolin kyç, pasi për vite të tëra ka testuar nëse ishin të helmuara ose jo vaktet që konsumonte Hitleri.Margot Woelk kishte mbajtur këtë sekret të fshehur nga e gjithë bota madje dhe nga burri i saj, ndërsa disa muaj pas ditëlindjes së 95-të, zbuloi se çfarë kishte bërë ajo gjatë Luftës së Dytë Botërore.Ajo tregon se ishte pjesë e një grupi prej 15 vajzash që i shërbenin liderit nazist në qendrën e komandimit me siguri të lartë, të njohur si "Gropa e Ujkut".Qendra gjendej në Poloni ku lideri nazist ka kaluar shumë kohë gjatë viteve të fundit të Luftës së Dytë Botërore."Ishte vegjetarian. Asnjëherë nuk hëngri mish gjatë gjithë kohës që kam kaluar atje", thotë Woelk duke shtuar se Hitleri ishte "paranojak" se do ta helmonin britanikët. Kështu që ai kishte 15 femra që provonin ushqimin para se t'i servohej atij për ta ngrënë."Ushqimi ishte shumë i shijshëm, perimet më të mira, "Por, kemi qenë vazhdimisht në frikë. I dinim thashethemet për helmim, kështu që nuk e shijonim atë ushqim. Çdo ditë kishim frikë se do të jetë vakti jonë i fundit".Ndërsa 95 vjecarja përfundon rrëfimin e saj duke thënë se 14 grate e tjera që provonin ushqimin u vranë ."Më vonë mësova se rusët vranë të 14 vajzat e tjera", thotë Margot Woelk, gruaja që ka provuar të gjitha "mostrat" e ushqimit të Hitlerit.