Sfilata e yjeve në Shtëpinë e Bardhë
Sfilata e yjeve dhe figurave të njohura në darkën e korrespondentëve organizuar nga Shtëpia e Bardhë, është zhvilluar në hotelin “Hilton”.Të ftuar kanë qenë nga më të famshmit e Hollywood, si Steven Spielberg dhe Michael Douglas, këngëtarët si Katy Perry me fustan jeshil dhe kompozitori i Gangnam Style, Psy, politikanë të ndryshëm si ministri i Drejtësisë Eric Holder i shoqëruar nga bashkëshortja.Sigurisht ndër të ftuarit ishte edhe Barack Obama, shakaxhi dhe i buzëqeshur gjatë gjithë mbrëmjes, i cili nuk ka kursyer ironinë ndaj republikanëve dhe gjithmonë në formën e shakasë ka treguar një fotomontazh të tijin me një balluke njësoj si ajo e Michelle, prezente në sallë.Yjet ishin përkujdesur që të kishin një veshje të bukur, disa nga personazhet kanë rënë në sy për veshjet, duke e filluar që nga artisja amerikane Barbara Streisand, veshur me një fustan shumë të hapur tek pjesa e dekoltesë.Sharon Stone, e penalizuar nga një truk shumë portokall, dhe ngjyra e zezë në veshje.Aktorja Nicole Kidman ishte njëra prej të ftuarave ,e cila shkëlqente me një fustan të shndëritshëm.Një fustan i jashtëzakonshëm ngjyrë jeshil ishte i veshur nga këngëtarja Katy Perry.Emra të tjerë të cilët ishin tepër elegant dhe shik mund të përmendin edhe sofia apo edhe të tjerë të ftuar