Depp dhe Heard janë çift
Aktori i famshëm Johnny Depp, pas ndarjes së tij me ish bashkëshorten Vanessa Paradis, është diskutuar në mediat rozë për lidhje të ndryshme me disa bukuroshe të Hollywood-it.Emra që Johnny mund të ketë pasur lidhje janë Eva Green dhe Ashley Olsen, por një nga emrat që është përfolur më shumë, ka qënë Amber Heard.Pikërisht Amber ka qenë partnerja e Depp-it në filmin "Rum Diary", ndërsa sipas shkrimit të mediave amerikane, ajo kohë më parë është parë edhe duke hyrë në avionin e tij privat.Por kur flitej për një lidhje të mundshme mes Johnny Depp dhe Amber Heard, kjo thuhej të jetë vetëm në kuadër të thashethemeve.Mirëpo një paraqitje e tyre në një koncert të Rolling Stones gjatë fundjavës, përfundimisht u ka dhënë fund thashethemeve.Johnny dhe Amber, kanë arritur në koncertin e grupit legjendar në Los Angeles, dorë për dore. Kështu që thashethemet ndonjëherë dalin të vërteta, shkruan Daily Mail.