Kërkoi të thyente rekordin Guiness, vdes indiani

Një indian i cili po tentonte të thyente një rekord botëror duke kaluar lumin me anë të një litari të lidhur vetëm në flokët e tij të gjatë, ka humbur jetën gjatë tentativës.Bishti i tij ngeci në litar dhe 50-vjeçari Sailendra Nath Roy mbeti i varur për 25 minuta para se të pësonte një atak në zemër. Roy ka hyrë në librin e rekordeve Guiness për ecjen më të gjatë në një litar duke përdorur vetëm flokët, por kishte vendosur të përmirësonte rekordin e tij.Rreth 1 000 persona ishin mbledhur për të parë performancën e 50-vjeçarit mbi lumin Teesta, në 3 000 metra lartësi. Roy u përpoq të lironte flokët nga litari e më pas vazhdoi një copë rrugë duke përdorur duart, por zemra nuk i mbajti më.Policia arriti ta zbriste dhe ta dërgonte në spital, por ishte tepër vonë. Sailendra Nath Roy mban edhe rekordin për tërheqje makinash të rënda vetëm me flokë. Vitin e kaluar ai tërhoqi një tren 42-tonësh për 2.5 metra.