Lalla: Vrasjet në Fier e Vlorë larje hesapesh. Gjykatat na pengojnë

Numri një i Prokurorisë Adriatik Llalla, ka zgjedhur Vlorën për të nisur analizën e punës të organit të akuzës jo krejt rastësisht. Duke e cilësuar si një nga qytetet me situatë specifike kriminale, Prokurori i Përgjithshëm dha edhe alibinë e ngjarjeve të fundit në Fier dhe në Vlorë që sipas tij kanë qënë për larje hesapesh.Lalla: Vleresuam që analizen e parë vjetore për këtë vit ta fillojmë nga Prokuroria. Pra nga prokuroria e qytetit të Vlorës. Gjë e cila nuk ishte krejtesisht rastësore, dhe për shkak të disa specifikave Vlorë-Fier, rezulton se kanë qënë të lidhura me ngjarje të tjera problematike të ndodhura në qytete të tjera të vëndit.Kryeprokurori e përdori analizën vjetore të organit të akuzës për qytetin bregdetar për të nxjerrë në pah problematikat, siç ishte edhe numri i ulët i prokurorëve në të gjithë vendin. Edhe pse kërkesa për shtim stafi i është drejtuar qeverisë prej kohësh.Llalla: Shtimi i numërit të punonjësve, kërkesë e cila deri tani nuk është vlerësuar për tu marrë në konsiderate mendoj kjo për shkak të problematikave ekonomike të situatës në të cilën po kalon vëndi.Llalla drejtoi gishtin nga policia si dhe nga gjykatat të cilat shpesh herë cënojnë punën e prokurorisë në mungesë të koordinimit për çështjet hetimore.Lalla: Është e doemosdoshme që veprimet e Policisë së Shtetit janë të kordinuara edhe me Prokurorië e këtij rrethi, me qëllim evidentimin dhe vënien para pergjegjësisë të gjithë atyre shtetasve që kryejnë këto veprime të kundraligjshme.Pezullimi në masë i hetimeve dhe numri i lartë i vendimeve të pafajësisë kanë qenë gjithashtu një ndër shqetësimet kryesore të kryeprokurorit.Shefi i akuzës ka kërkuar kontrolle intensive mbi prokurorët për rastet e shpalljes së pafajësisë. Vrasja më e bujshme e ndodhur në Vlorë dhe që ende sot prej katër vitesh qëndron e pazbardhur është ajo e gjyqtarit të njohur Skerdilajd Konomi./Oranews.tv/