Referendumi për drejtësinë? Politika e ndarë për të pyetur apo jo sovranin
Politika shfaqet e ndarë mbi opsionin e fundit në mungesë të konsensusit për reformën në drejtësi, mbajtjen e referendumit.I pari që reagoi mbi këtë mundësi, ishte kreu i PD, Lulzim Basha i cili nuk rrëzoi hapur idenë e referendumit, por tha se qytetarët nuk duhet të pyeten për reformën, por për qeverinë, përmes votës së tyreBasha: "Referendumi është vërtet një mundësi e shkëlqyer. Referendumi e ka emrin zgjedhje të parakohshme, shansi që qytetarët të cilët me kohë e kanë grisur kontratën me Edi Ramën, të japin gjykimin e tyre përfundimtar për qeverisjen e tij të dështuar, të korruptuar dhe kriminale"Qartazi kundër referendumit u pozicionuan deputetët demokratë, Oerd Bylykbashi dhe Eduard Halimi.Oerd Bylykbashi: Referendumi s`mund të jetë mënyra e Ramës për të anashkaluar konsensusin. Me konsensus mund të shkojë vetëm një amendament i cili është votuar me konsensus dhe për rrjedhojë me 2 të 3 është vendosur ti çohet popullit për ratifikim. Kështu siç e ka ndërmënd Rama është vetm një anashkalim i asaj që duhet të jetë konsensusi në tryezën politike.Eduard Halimi: Për ne konsensus sipas standarteve të Venecias është e vetmja zgjidhje.Një tjetër qendrim vjen nga kundërshtarët e tyre politike, deputetët e PS, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe, të cilët e gjejnë tek sovrani, përgjigjen e zgjidhjes së munguar nga politika.Erion Braçe: Për element parimor që kanë të bëjnë dretpërdrejtë me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në rast se këta nuk arrijnë dot në një draft përfundimtar, ti drejtohen popullit. Dhe skanë pse ja mohojnë popullit. Historia që reforma në drejtësi nuk bëhet pa Sali Berishen, nuk bëhet pa PD-në, nuk bëhet pa Erjon Braçen, nuk bëhet pa PS-në është histori e kotë. Pa popullin nuk mund të bësh reformë. Pandeli Majko: Mendoj që në funksion të transparencës, ne kemi dhe një rrugë të fundit, të ndershme që është, shkuarja tek publiku, referendum. Mendoj se kjo është e natyrshmja për ti dhënë fund çdo lloj skenari, se diku po gatuhet një grusht shteti për të marrë në duart e një partie politike nga ana e partie politike të sistemit të drejtësisë.Ndërkohë, edhe LSI ka lënë të hapur shtegun për mëbshtetjen e referendumit. Kryetari I LSI, Ilir Meta në mbledhjen e kryesisë së partisë së tij, do të shprehejIlir Meta: Sugjerimet e komisionit të Venecias janë të qartë, për të gjithë ata që janë profesionistë dhe që janë të paanshëm, natyrisht për të gjithë ata që duan të luajnë, absolutisht ne këto sugjerime do t`ja japim publikut./Oranews.tv/