Besimi te ekonomia i ulët, konsumatorët shprehen për shtrenjtim të jetesës

Banka e Shqipërisë konstaton se besimi i bizneseve dhe qytetarëve te ekonomia mbetet i ulët. Vrojtimi i Ndjesisë Ekonomike që mat besimin e bizneseve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe konsumatorëve shënoi një rritje fare të lehtë me vetëm 0.1% në tremujorin e katërt të vitit që lamë pas, ndërsa shërbimet pësuan një rënie të fortë. Agjentët ekonomikë ende kanë shqetësim për gjendjen e përgjiothshme të ekonomisë dhe situatës financiare të tyre. Mbetet në nivele të ulëta besimi i bizneseve dhe konsumatorëve te ekonomia. Banka e Shqipërisë ka konstatuar se treguesi i ndjesisë ekonomike mbeti pothuajse i pandryshuar në tremujorin e katërt, duke shënuar një rritje të lehtë me vetëm 0.1 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Në të gjithë sektorët pari një rritje të lehtë të besimit, me përjashtim të shërbimeve.Besimi në këtë degë të ekonomisë ra me 4.1% duke zbritur poshtë mesatares historike, për të parën herë që prej tremujorit të parë të vitit 2014. Bizneset që operojnë në sektorin e shërbimeve e vlerësojnë të përkeqësuar situatën e përgjithshme dhe gjendjes financiare. Ata janë shprehur se faktorët me ndikim më negativ për aktivitetin e firmave të tyre mbeten korrupsioni, ekonomia informale dhe kuadri ligjor e institucional.Përsa u përket konsumatorëve, vlerësimi i tyre për situatën aktuale financiare të familjeve dhe atë të përgjithshme ekonomike në vend vlerësohet në nje permiresim te lehte. Por ata shprehen se kostoja e jetesës është rritur në tremujorin e katërt të 2015-ës, cka ka përkeqësuar pritjet për situatën financiare në tremujorin e ardhshëm .biznesi/Oranews.tv/