Ylli: Në 2015 u futën në skemën e sigurimeve 100 mijë punonjës
Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit te Punës, Dritan Ylli inspektoi një prej kantiereve te ndërtimit në Tiranë. Ai tha se gjatë vitit që kaloi janë nxjerrë nga puna në të zezë mbi 100 mijë punonjës, ndërsa numri i aksidenteve në punë me pasojë humbjen e jetës ra me 30% .100 mijë është numri i punonjësve të cilët janë futur në skemën e sigurimeve duke i nxjerrë kështu nga puna në të zezë përgjatë vitit 2015.Për Kreun e Inspektoriatit të Punës Dritan Ylli për vitin 2016 sfidë mbetet rritja e sigurisë në punë.Për këtë arsye Ylli zhvilloi një vizitë inspektuese në një prej kantiereve te ndërtimit në Tiranë, duke e konsideruar këtë sektor si një ndër më të riskuarit për aksidentet në punë.Dritan Ylli: "Këtë vit do të kemi një sfidë, një prioritet të punës sonë, siguri më të madhe të vendëve të punës, për të pasur një garanci më të madhe për jetën e punonjësve."Kreu i Inspektoriatit të Punës paralajmëroi masa të ashpra ligjore për sipërmarrësit që nuk zbatojnë rregulloret e sigurisë në punë.Dritan Ylli: "Është detyrim për punëdhënësin që të ndikojë tek punonjësi për ti vendosur pajisjet mbrojtëse individuale. Subjekti që ne sapo bëmë një vizitë inspektuese, është një subjekt që është inspektuar edhe më përpara nga inspektorët e punës, i janë lënë disa detyra sidomos për sa i përket vlerësimit të riskut dhe ky subjekt ka refletuar mënjeherë."Kreu i Inspektoriatit të Punës Dritan Ylli u bëri apel qytetarëve që të mos pranojnë në asnjë moment pa pajisjet mbrojtëse individuale dhe kolektive, te cilat garantojnë sigurinë e tyre te jetës./Oranews.tv/