Beqaj: Gjetëm punësime mbi nevojat, 1 në 7 punonjës ishin sanitarë

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës dhe të aleatit kryesor në qeverisje LSI për shkurtimet në personelin e spitaleve bashkiake dhe rajonale, Ministri i Shëndetësisë duket i vendosur të kryejë  këtë reformë. Argument që jep Z. Beqaj bazohet mbi këto të dhena; fryerja e personelit sidomos e sanitarëve mbi nevojat që kanë spitalet bashkiake. Beqaj: Modeli që ne kemi propozuar është ``single payer`` është një sistem i paguesit të vetëm të drejtuar nga qeveriaShqipëria zë ende një përqindje të vogël të gdp në financimet në shëndetësi. ky grafik tredon se shqipëria është një vend para Turqisë dhe e parafundit në vendet e OECD për financimet shtetërore. Vendin e parë e zënë SHBA dhe Shqipëria do të ndjek modelit amerikan ku pagesues i vetëm është shteti.Beqaj: Ne kishim praktikisht 16% të personelit të spitaleve, sanitarë. Pra në çdo spital, 1 në 7 veta ishte sanitar. Kishim numër sanitarësh të lartë, në spitale Universitare me shfrytëzim shtrati mbi 70%, numër dhe më të madh në spitale me shfrytëzim shtrati 20% apo 30%.Gjithashtu ministri Beqaj tha se nuk ka marrë asnjë detyrë të re për vlerësimin e punës së qeverisë.Beqaj: Nuk kam ndonjë përcaktim si koordinator i punës së qeverisë. Unë jam sekretar i programit në PS, një detyrë politike që e kam marrë dhe vazhdoj ta kem akoma bashkë me kolegun Haxhinasto. Punojmë në vijimëësi për të ndejkur angazhimin e programeve.Ministri i Shëndetësisë distancohet nga akuzat e PD, se në datën 31 dhjetor qeveria i ka kaluar firmës së themeluar nga Ilir Beqaj Intec Plus shumën prej 1 mld e 300 mln lekë./Oranews.tv/