Burgosja e biznesit, tregtarët gati padinë në Gjykatën Kushtetuese

Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve ne kodin penal që parashikojne burg për bizneset Shoqata e Mbrojtjes së Tregtarëve deklaron se brenda janarit do ti ankimojë ato në Gjykatën  kushtetuese . Kreu i Shoqatës ngre si shqetësim edhe vendosjen e gjobave qe bazohet ne ligjin e procedurave tatimore i cili eshte pezulluar nga Kushtetuesja.Hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore të cilat parashikojnë burg për të gjitha bizneset që kapen me shkelje.Vendimi i botuar në fletoren zyrtare parashikon burg për disa vepra të cilat deri më tani dënoheshin vetëm me masa administrative. Çdo biznes që kapet për kontrabandë që nga dita e sotme rrezikon të dënohet deri në 10 vite burg.Dënim me burg deri në 3 vite parashikohet edhe për ato biznese që nuk janë të pajisura me kasë fiskale, ndërkohë që për ato sipërmarrje  që nuk lëshojnë kupon tatimor parashikohet burg deri në 1 vit.Por biznesi duket i vendosur per ta kundërshtuar zbatimitn e tij dhe shoqata për mbrojtjen te tregtarëve dhe tregut do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për keto ndryshime.Neranxi: Duhen dërguar në kushtetuese sepse është në kundërshtim me cdo nivel dhe moment të ekonomisë Shqiptare. Ccfarë duhët të sjellin? Duhet të sjellin një ccoroditje të tregut, do të sjellin një ulje të nivelit ekonomik të vëndit, do të sjellin një mbyllje të bizneseve dhe do të largohen të gjithë nga Shqipëria.Përfaqëues të biznesit kanë edhe një tjetër shqetësim qe lidhet me vijimin e vendosjes së gjobave nga administrata tatimore pavarësisht se  Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar ligjin per procedurat tatimore.Neranxi: Me datën 26 Janar është lënë data e gjyqit, dhe kemi bindjen e plotë që ai ligj do të kthehet në Parlament. Vazhdojnë punonjësit e tatimtaksave, pavarësisht se ligji i Gjykatave Kushtetuese e ka pezulluar, shkojnë dhe u presin gjoba 5 milionëshe. Kam shkuar te tregu, dhe u kam kërkuar dhe janë shumë të trembur të frikësuar të gjithë, janë shumë të trëmbur.Ashpërsimet e masave për të gjitha ato biznese që kapen me shkelje janë kundërshtuar fort nga bota e biznesit qe i konsiderojne nje goditje per ekonomine ne vend./Oranews.tv/