Riparohet pas përmbytjeve ura në Petrelë, zgjidhje për 1500 banorë të zonës
Si pasojë e përmbytjeve të disa ditëve më parë në Tiranë 1500 banorë të fshatit Qeha, të Njësisë Administrative Petrelë kishin mbetur të bllokuar për shkak të prishjes së urës që i lidh ata me fshatarët e tjerë.Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes kanë bërë të mundur riparimin e dëmeve të cilat sipas kryebashkiakut Veliaj kanë ardhur jo vetëm prej përmbytjeve, por edhe prej masakrës urbane që është bërë nga gërryerja e shtretërve të lumenjve dhe këmbëve të urave, pa menduar për dëmin e shkaktuar.Veliaj: “Më vjen mirë që për 1500 banorë të zonës, fillimi i vitit vjen me një zgjidhje të re për këtë situatë. Kjo urë është shkatërruar jo vetëm prej përmbytjeve, por edhe prej masakrës urbane që është bërë nga gërryerja e shtretërve të lumenjve dhe këmbëve të urave, pa menduar për dëmin e shkaktuar.Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli vlerësoi bashkëpunimin, duke garantuar shfrytëzimin e të gjitha burimeve të qeverisë për të përballuar emergjencat në vend.Kodheli: Ndarja e re administrative dhe bashkëpunimi me pushtetin lokal po jep frytet e veta. Forcat e Armatosura janë të parat që i përgjigjen kërkesës së emergjencës civile dhe do të vazhdojë të jetë kështu, sigurisht pasi të jenë shfrytëzuar të gjitha burimete e tjera civile që ka qeveria.Përmbytjet e ditëve të fundit sipas Bashkisë shkaktuan dëme edhe në urën e Zall-Bastarit, si dhe në disa zona të malësisë së Tiranës, apo në Mullet dhe Petrelë.