12 ditë të izoluar, banorët e një fshati në Kukës bëjnë apel
500 banorë të fshatit Lojme të njësisë administrative Zapod janë izoluar dhe nuk komunikojnë fare me qytetin pasi reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rreshqitje masive te dherave e gurëve në rrugën që e lidh fshatin me aksin nacional Kukës-Shishtavec.Kjo situatë është prej 12 ditësh, çka ka rritur panikun tek banorët pasi këta të fundit thonë se rezervat ushqimore të tyre janë në përfundim dhe përkeqësimi i motit mund ti lërë ata në mëshirë të fatit.Ata bëjnë thirrje që të ndërhyjnë sa më parë për ta bërë të qarkullueshme këtë rrugë, pasi në raste emergjencash shëndetësore e kanë te pamundur të marrin shërbime shëndetësore në spitalin rajonal të Kukësit.Rruga që lidh fshatin Lojme me aksin nacional është rreth 6 km e gjatë, por duke qenë se është rrugë rurale, nuk është e asfaltuar dhe kjo sjell probleme të herë pas hershme duke bllokuar banorët e zonës.[caption id="attachment_656568" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Rreshqitje dherash dhe guresh ne aksin nacional Kukës-Shishtavec.[/caption][caption id="attachment_656570" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Rreshqitje dherash dhe guresh ne aksin nacional Kukës-Shishtavec.[/caption][caption id="attachment_656580" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Rreshqitje dherash dhe guresh ne aksin nacional Kukës-Shishtavec.[/caption][caption id="attachment_656581" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Rreshqitje dherash dhe guresh ne aksin nacional Kukës-Shishtavec.[/caption]