Fier, Kodheli një dolli me një gotë raki

Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka pirë raki në fshatin Gjorgoz të njësisë Portëz të bashkisë Fier.Ajo ka marrë pjesë në rindërtimin e urës së Gjorgozit së bashku me zëvëndësin e saj Petro Koçi e drejtues të tjerë të Fierit.Ura e Gjorgozit u prish nga prurjet e lumit Gjanica në rreshjet e disa javëve më parë.Gjatë ngritjes së dollisë Kodheli ka thënë se rakia është e mirë sepse është bërë me dashuri.[caption id="attachment_656551" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Mimi Kodheli duke pire raki Ne foto: Mimi Kodheli duke pire raki[/caption]