Kritikat për policinë gjyqësore, 4 ministra takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla
4 ministra te kabinetit Rama te shqetësuar për funksionimin jo të mirë të policisë gjyqësore kanë zhvilluar një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Prërreth 60 minuta ministrat Saimir Tahiri, Shkëlqim Cani, Ylli Manjani dhe Lefter Koka shprehën rezervat e tyre, ndërsa në dalje nga Prokuroria e Përgjithshme ministri i Brendshëm dhe ai i Drejtësisë kërkuan një bashkëpunim më të mirë të strukturve të hetimit.Ndërkaq Prokuroria e Përgjithshme në një deklaratë për mediat dekalroi se nga policia gjyqësore priten më shumë rezultate, cka kërkon masa të menjëhershme për tiu përgjigjur me efikasitet problematikës kriminale.Në takim Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka shprehur shqetësim për shtimin e numrit të oficerëve të Policisë Gjyqësore për shkak të kostos financiare ndaj u ka kërkuar institucioneve të paraqesin argumentin e plota mbi nevojën e forcimit të kapaciteteve njerëzore të këtyre strukturave.Në takim morën pjesë edhe Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë, Tatimeve dhe Doganave.Tahiri: Në mënyrë që proçedimet penale ndaj atyre që shkelin ligjin të jenë të shpejta në kohë dhe ata që shkelin ligjin të marrin dënimin e merituar. Takime të tjera do të pasojnë për rakordimin e çështjeve konkrete, veçanërisht korrupsionit dhe krimit ekonomiko-financiar. Fillimisht në linjë parimi biseduam për kordinimin më të mirë të agjencive në terësi, kualifikimit të burimeve njerëzore për të çuar me sukses para dhe sa më shpejt proçedimet penale.Do pasohet me ndryshime në strukturë kjo gjë?Tahiri:Ti shohim, këto janë të gjitha çështje tavoline. Do ketë përmirësime strukture, të burimeve njerëzore, por janë të gjitha në funksion të zhvillimit të hetimeve penale në kohë dhe me rezultate konkrete për të çuar para ligjit dhe për të ndëshkuar ata që shkelin ligjin.Si e konsideroni ju rolin e OPGJ në proçesin hetimor?Tahiri: Nuk i kemi hyrë ende vlerësimit analitik të rezultateve për secilën strukturë, do ta bëjmë në vazhdim.Reforma në drejtësi, ku është realisht puna për draftin e reformës. A po e luani ju rolin e duhur si Ministri i Drejtësisë?Manjani: Ministri i Drejtësisë është duke folur nga dera e Prokurorisë së Përgjithshme. Së dyti, ju kam thënë që nuk jam ekspert. Së treti Ministri i Drejtësisë nuk është palë në asnjë diskutim, është kontribues. Së fundmi, kur të ulemi tek reforma në drejtësi flasim për reformën në drejtësi.A keni një thirrje për opozitën?Manjani: Zonjë.unë nuk jam Ministër i opozitës, jam Ministër i qeverisë.Keni deklaruar se prokurori duhet të ketë një rol të fortë dhe të mos çalojnë hetimet.Manjani: Nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet e mia për rolin e Prokurorit.