Obama u vë “fre” armëve, përlotet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, është përlotur gjatë konferencës për shtyp në shtëpinë e bardhë ku ka prezantuar masat e reja që kufizojnë përdorimin e armëve.Duke prezantuar planin e ri për kontrollin e armëve, Obama u shpreh se tashmë duhet të marrin fund justifikimet e vazhdueshme pas çdo ngjarje të rëndë që ndodh për kët arsye.Të pranishëm gjatë fjalimit të Obamës ishin edhe familjarë të viktimave të shkaktuara si pasojë e moskontrollit të armëve, gjë që e bëri edhe më emocinale fjalën e Presidentit.Obama tha se kjo çështje duhet të jetë prioritare, duke kritikuar Kongresin që mbështet lobuesit kundër kontrollit të armëve. Ai shtoi se ata që janë kundër kufizimeve mund të pushtojnë Kongresin por jo Amerikën.Sipas rregullores së re të gjithë ata që do të shesin armë do të pajisen me liçensë dhe para shitjes së saj blerësi duhet të hetohet për të shkuarën e tij.Të gjitha shtetet federale të Amerikës do të japin informacion për njerëzit të cilët vuajnë nga problemet psikologjike, sëmundjet mendore, dhuna në familje etj.Këto të dhëna do të përpunohen më tej nga ekspertët analizues të FBI. Ky departament i byrosë federale të investigimit do të rrisë edhe numrin e të punësuarve me 50%.Ky rregull përfshin të gjitha llojet e shitjes, përfshirë edhe atë online.Qëllimi i rregullave të reja të prezantuara nga Presidenti Obama është parandalimi i vdekjeve dhe jo vajtimi pas tyre.

