Flet i afërmi i autorit të vrasjes së vëllezërve: Zoti i dhëntë hakun

Qetësia e fshatit është prishur prej 2 Janarit, kur në hyrje të banesës së prindërve, u ekzekutuan 2 vellezërit Shkami, në fshatin Drisht të Postribës.48 orë pas kësaj ngjarje banorët janë të shokuar, ndërsa të afërmit e Esat Dushaj që ndodhen pak metra larg vendit ku u vranë 2 vellezërit ruhen nga policia.Në banesën e 31- vjecarit jetojnë vetëm prindërit, ndërsa përballë janë kushërinjtë të cilët janë akoma të tronditur nga ngjarja e rëndë.Ata janë lejuar të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Skender dhe Abdullah Shkamit, por në të njëjtën kohë shprehin ngushëllimet dhe dënojnë këtë ngjarje të rëndë.Ibrahim Dushaj, djali i xhaxhait i autorit: Është e papritur. Askush nuk e donte dhe nuk e imagjinonim. E dënojmë krimin. Zoti ishalla i jep forcë familjes që humbën vëllezërit. Kemi kërkuar leje dhe kanë pranuar që ne të jemi në ceremoninë mortore. Zoti i dhëntë hakun atij që ka bërë krimin.Nga ana tjetër familjarët shpresojnë që autori të marrë sa më shpejt drejtësin që i takon.Megjithë këshillat e vazhdueshme që i kishin bërë familjarët për t’u tërhequr nga kërkesa e krushqisë, Esat Dushaj ishte i vendosur për këtë gjë. Refuzimi i bërë nga babai i vajzës, Skenderi dhe xhaxhai Abdullahi rezultoj fatal për këta të fundit, pasi u ekzekutuan pak metra larg shtëpisë së nënës.Ndërkohë policia e Shkodres vijon aksionet për kapjen e 31 vjecarit, ku kontrollet janë fokusuar në zonën e Shllakut dhe Mazrrekut.[caption id="attachment_649254" align="alignnone" width="640"]kusheri i dushajt Kusheriri i autorit[/caption] /Oranews.tv/