Vijojnë kërkimet për arrestimin e autorit të vrasjes së 2 vëllezërve në Shkodër
Vijojnë në ditën e tretë kërkimet për autorin e vrasjes së dy vëllezërve Shkami.Mbi 100 forca policore RENEA dhe FNSh janë përqendruar në zonën e Mazrekut ku është parë gjatë paradites i dyshuari si autori i krimit të dyfishtë, Aleksandër Dushaj .Policia thotë se terreni malor dhe kushtet atmosferike e bëjnë operacionin e kërkimit edhe më të vështirë.Gjatë aksionit të djeshëm janë kryer 8 kontrolle banesash të braktisura dhe 5 kontrolle banesash të banuara, por pa asnjë rezultat.Nga ana tjetër mësohet se 30 vjeçari Dushaj është një njohës i mirë i gjithë kësaj zone dhe paraqet rrezikshmëri pasi është i armatosur dhe mund ti kundërpërgjigjet policisë.Ndërkohë paralelisht po punohet edhe për pistën e vrasjes së dy vëllezërve Skënder dhe Abdullah Shkami.Familjarët e tyre vijojnë të mohojnë pistën e konfliktit për shkak se njëri nga vëllezërit nuk ka pranuar ti japë vajzën për nuse autorit të dyshuar krimit.[caption id="attachment_649235" align="alignnone" width="638"]
Vellezerit e vrare[/caption]HistoriaSipas hetimeve të para të policisë, Aleksandër Dushaj kishte gati dy vjet i cili këmbëngulte në historinë e një lidhjeje me vajzën e Skënder Shkamit, njëri prej vëllezërve viktima të plumbave të Dushajt. Familja e vajzës nuk kishte pranuar dhe kishte larguar vajzën drejt Anglisë. Për festat e fundivitit, kur Skënderi kishte ardhur pranë familjes Aleksandri kishte vijuar të këmbëngulë në kërkesën e tij. Madje ata ishin takuar në një lokal ku mendohet se ka pasur debat dhe më pas ka ndodhur dhe vrasja./Oranews.tv/