Buxheti 2016, të djathtët: Antiligjor; Veliaj: 3 herë më shumë investime
Bashkia e Tiranës ka propozuar një buxhet 120 mln dollarë për vitin e ardhshëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se buxheti është 3 fishuar çka pritet të reflektohet në rritje të shërbimeve dhe investimeve publike. Pasi ka detajuar investimet për 24 njësitë administrative të Tiranës, në buxhetin 2016 zërin më të lartë e zënë investime publike me 39%.Veliaj: Vitin e ardhshmëm do të kemi një buxhet prej 120 mln dollarësh për kryeqytetin. 39% do te shkoje për investime publike, 36% për shpenzime operacionale dhe mirëmbajtje dhe 25% për shpenzime administrative.Për paketën fiskale, Veliaj tha se nga 9 taksa që jane vendorët, 3 prej tyre mbeten sic janë aktuale dhe 6 të tjera ulen e shkojnë drejt “zerimit”.Veliaj: I propozojme keshillit ta perdorin diskretimin qe ne zonat e reja te Tiranes mos aplikohet taksa e kalimit mbi të drejtën e pronësisë, pasi dhe prona e cila shitet ose blihet ka një vlerë më të ulët dhe nuk ka forcen monetare qe ka nje prone qe shitet ne mes te Tiranës.Spiropali: Nëse këtij buxheti do të duhej ti vinim një emër apo një nofkë apo ti jepnim një përkufizim mund ta quanim pa hezitimin me te vogel buxheti i zhvillimit, dhe jo për ti vënë në kandarin e gjykimit dy kohe qe nuk mund te kete kandar që ti krahasojë, e kam fjalën për administraten Basha dhe ate aktuale. Buxheti do te jete pothuajese 3 here me i larte.Diskutimet për buxhetin dhe paktën fiskale u kundërshtuar nga opozita në këshill. Mateo Spaho, këshilltar i djathtë dhe antarë i komisionit të ekonomisë tha se ky buxhet dhe kjo paktë fiskale rrit taksat dhe varfëron qytetarët. Qëndrimi i PD është kundër këtij buxheti dhe Spaho tha se do të bëjmë gjithcka që të mos implementohet.Spaho: Nëse keshilltaret e PD do të votojnë kunër këtij buxheti që krijon më shumë qytetarë të varfër që krijon më shumë se 50 mln taksa të reja qe rrën binzeset, varferon familjet, garanton njëjetë komode për klientelën e bashkisë.Mbledhja nisi me debate pasi këshilltarët e djathtë thanë se ligji i ndryshuar për taksat vendore nuk ka hyrë ende në fuqi dhe nuk është dekretuar ende nga Presidenti duke e quajtur miratimin e projektvendimeve si antikushtetuese dhe shpërdorim detyre për zyrtarët e bashkisë.Pjese nga debati ne Keshilli BashkiakVeliaj: Synimi parësor i këtij buxheti do të jetë ta rikthejë Tiranën në një qytet të jetueshëm , të pastër dhe të gjelbërt, ku rrugët nuk janë të mbushuar me gropa dhe ku mundësitë për të investuar dhe bërë biznes janë të barabarta për të gjithë. Buxheti i Tiranës do jetë 3 herë më i lartë krahasuar me atë të 2015 apo 2014.Tirana sot vjen era qytet dhe Bashkia era Bashki. Kemi gjetur në Bashkinë e Tiranë 30 lloje të ndryshme pllakash. E kemi reduktuar në 10.Olli: Propozimet e PD të bëhen pjesë e diskutimeve
Olli: Duke pasur parasysh që do të ishim në një vendimarrje të një mazhorance që e ka treguar vullnetin e kartonave dhe nuk do të dëgjojë zërin e arsyes, në emër të grupit të këshilltarëve demokratë kemi paraqitur dy propozimet tona që janë të lidhur me investimet dhe taksat dhe tarifat vendore.Do dëshiroja që të jetë pjesë e diskutimeve në dy momentet e projektvendimit.Dalipi: Sapo e kemi marrë zoti. Olli. Sekretaria do t’ua shpërndajë kryetarëve të grupeve të njihen me propozimet tuajaMazhoranca rrëzon propozimin e opozitës, nuk shtyn mbledhjen për buxhetin
Propozimi i të djathtëve u kundërshtua nga kryetarja e grupit të mazhorancës, duke theksuar se është detyrim ligjor që buxheti duhet të miratohet brenda 31 dhjetorit.Këshilli më pas votoi rendin e ditës.“Lidhur me propozimin e opozitës ne si grup mazhorance nuk jemi dakord. Këshilli bashkiak ka detyrimin që brenda datës 31 dhjetor të miratojë buxhetin e vitit pasardhës. Është detyrim ligjor.Nuk jemi në shkelje të ligjit nëse ligji për taksat vendore nuk është botuar në fletoren zyrtare. Nuk mundemi ne të shtyjmë këtë vendimarrje, sepse sido që të jetë ai ligj për taksat vendore që nuk është botuar akoma ka efektet nga 1 janari.Ndaj propozimi i opozitës duhet hedhur poshtë. Kam edhe një propozim, sa i takon pikës 3 të rendit të ditës lidhur me projektvendimin e kontratës konçensionare për parkimin nëntokësor në parkun “Rinia”. Ne kërkojmë që kjo pikë nga numri 3 në rendin e ditës të kalojë në fund sepse duam të propozojmë dy shtesa në këtë projekt-akt.Fabian Topallaj: Po miratohen taksa që nuk janë në ligj
Që në nisje të mbledhjes, këshilltari i Partisë Demokratike Fabian Topallaj kërkoi në emër të grupit shtyrjen e diskutimit për buxhetin dhe taksat vendore për një mbledhje tjetër.Ai tha se vendimi për taksat bazohet në një projekligj dhe jo ligjin aktual dhe kjo sipas tij përbën shpërdorim detyre.Topallaj: Jemi duke miratuar disa taksa vendore që nuk janë bërë ende ligj. Ju kujtoj që ligji i ndryshuar për taksat vendore nuk ka hyrë ende në fuqi dhe nuk është dekretuar ende nga Presidenti. Ne shtojmë për qytetarët e Tiranës nga data 1 janar taksën e truallit, kjo është një taksë e cila nuk parashikohet nga dispozitat e ligjit në fuqi. Do ishte njësoj sikur ne të bënim një akt nënligjor që bazohet në ligjin e një shteti tjetër që nuk ka fuqi në Republikën e Shqipërisë. Ku e dimë ne që Presidenti ka afatin 20 ditor për ti dekretuar ligjet do ta dekretojë ligjin për taksat vendore. Gafa kaq të rënda juridike nuk kanë ndodhur as në komunat më të largëta dhe me profesionaliznmin më të ulët, është duke ndodhur sot në bashkinë e Tiranës. Po miratojmë disa taksa që nuk ekzistojnë në ligj. Për mua është shumë e rëndë, jemi mbledhur kot.Në rastin më të mirë me vajtjen në gjykatë të këtij vendimi ai do të shpallet i pavlefshëm, në një rast tjetër të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj vendimarrje janë kushtet e shpërdorimit të hapur të detyrës. Në emër të grupit të këshilltarëve ju kërkoj që vendimi për taksat vendore që bazohet në projekligj dhe buxheti që të ardhurat i parashikon nga mbledhja e këtyre taksave të shtyhen për një mbledhje tjetër.[caption id="attachment_646860" align="alignnone" width="540"]
Rendi i ditës për mbledhjen e sotme të Këshillit bashkiak[/caption]Të djathtët propozojnë ulje taksash e rritje investimeshPas kundërshtive publike lidhur me këtë buxhet, Këshilltarët e Partisë Demokratike depozituan sot në Këshillin bashkiak të Tiranës dy propozime konkrete, së pari për uljen me 30% të taksave dhe eleminimin e tarifave të reja të shtuara dhe së dyti për projektet e investimit që mungojnë në buxhetin e Bashkisë.Sipas këshilltarëve demokratë, paketa fiskale e prezantuar nga Bashkia Tiranë ka një rritje të pashpjegueshme të taksave në nivele të papërballueshme nga bizneset, psh taksa e ndikimit në infrastrukturë nga 2-4% shkon në 4-8% të cmimit të shitjes, dhe taksa të reja si taksa mbi truallin, taksa e përkohshme për arsimin etj.Për të gjitha këto taksa, të djathtët propozojnë uljen në nivelin 30% që lejon Ligji për Qeverisjen Vendore.Këshilltarët e djathtë thonë gjithashtu se bashkia Tiranë ka prezantuar një sërë tarifash të reja të cilat ishin hequr.“Ne gjykojmë që Bashkia Tiranë duhet të ofrojë shërbimet e saj pa tarifë për të gjithë ata që paguajnë rregullisht taksat. Ky shtim tarifash e rritje taksash është një barrë shtesë për qytetarët, bizneset e fermerët”.Një propozim i dytë nga demokratët vjen dhe për projektet e investimeve.“Buxheti aktual ka nivelin më të ulët të investimeve publike në 5 vitet e fundit. Për këtë arsye në porpozojmë projekte investimi të cilat janë të nevojshme për secilën prej njesive administrative të cilat kanë ardhur nga nevojat e qytetarëve”.