SHBA vrau 10 liderë të Shtetit Islamik, mes tyre ideatorin e sulmit në Paris
Dhjetë drejtues të celulave të ndryshme të Shtetit Islamik janë vrarë pas një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara në Siri.Lajmi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtes, të cilët njoftuan se mes terroristëve të vrarë është edhe shtetasi francez Charaffe al Mouadan.Ky i fundit ka patur lidhje me tragjedinë e Parisit, pasi ishte një prej ideatorëve dhe mbështetësve kryesorë të militantëve që ekzekutuan sulmin.Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thanë gjithashtu se Mouadan kishte planifikuar një sërë sulmesh të tjera, por nuk kanë pranuar që të japin detaje. Terroristi me origjinë marokene është arrestuar më parë në vitin 2012, teksa po përgatitej që të udhëtonte drejt Afganistanit.Megjithatë, pas lirimit të tij, ai udhëtoi drejt Sirisë. Vrasja e tij dhe e nëntë drejtuesve të tjerë të ISIS u bë nëpërmjet një droni të komanduar nga forcat ajrore amerikane.Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara deklaruan se Shteti Islamik ka humbur shumë kontakte me europën pasi ky grup ishte një prej ndërmjetësve më të mëdhenj të kësaj organizate terroriste në kontinentin e vjetër. /Oranews.tv/