De Biasi për Ora News: Fjalët për largimin tim janë të pavërteta dhe të sajuara

Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi ka hedhur poshtë të gjitha aludimet për një largim të mundshëm të tij nga stoli i përfaqësueses përpara zhvillimit të Europianit.Në një intervistë ekskluzive për 'Ora News' tekniku i kuqezinjve i ka cilësuar të trilluara spekulimet në lidhje me largimin e tij nga drejtimi i pankinës së shqiponjave."Fjalët për largimin tim janë të pavërteta dhe të sajuara. Kam marrëdhënie mjaft të mira me FSHF-në dhe po punojmë për të ndërtuar një kombëtare edhe më të fortë", tha De Biasi për RTV Ora News.Më pas 59 vjeçari i ka bërë një bilanc të shkurtër vitit 2015, që ishte edhe viti më i rëndësishëm në historinë e futbollit shqiptar, që përkoi me kualfikimin e kuqezinjve në fazën finale të një Europiani.Në fund tekniku italo-shqiptar foli edhe në lidhje me pritshmëritë që ai ka ndaj lojtarëve kur edhe pak ditë na ndajnë nga viti i EuropianitGianni de Biasi u bë trajneri i parë në historinë e futbollit shqiptar që e udhëhoqi skuadrën kombëtare drejt realizimit të një ëndrre, e cila prej dekadash kishte pushtuar të gjithë tifozët kuqezi.