Nata e ndërrimit të viteve, Veliaj do të urojë qytetarët nga sheshi “Nënë Tereza”

Festa e ndërrimit të viteve do të transferohet këtë vit në sheshin "Nënë Tereza" ku është hapur dhe paniri festiv që nga data 6 dhjetor.Bashkia e Tiranës ka organizuar një koncert të vecantë që nis në orën 22.30 e zgjat pas mesantës.Në sheshin "Nënë Tereza" do të jetë dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj i cili bashkë me qytetarët do të numërojë sekondat e fundit të ndërrimit të viteve.Drejtorja e Promovimit të qytetit Julinda Dhame, tha se policia bashkiake dhe ajo e shtetit kanë marrë masat që festimet të jenë një spektakël fishkezjarrësh pa incidente.Julinda Dhame: Ftojmë të gjithë, të kemi edhe mirëkuptimit tuaj përsa i përket edhe mjeteve piroteknike, që do të thotë policia e shtetit bashke me bashkine e tirnaes dhe policine bashkiake ka marre masat qe te festojme me nje spektakël fishekzjaresh qe nuk do te ketë nevojën e ketyre mjeteve piroteknike. Bashkia e Tiranës fton qytetarët të jenë pjesë e kësaj atmosferë festive nën tingujt e muzikës dhe të spektalit të fishekzjarreve.