Vodhi një banesë në Cërrik, 18-vjeçari kapet duke shitur sendet

Një 18-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet si autor i vjedhjes së një banese në Cërrik, pak ditë më parë.Armand Zani u kap nga forcat blu pasi më datë 18 të këtij muaji dyshohet se ka vjedhur një banesë në Cërrik, që ishte në pronësi të shtetases E.V., 53 vjeçe.Në cilësinë e provave materiale hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar të gjitha sendet e vjedhura, gjatë kohës që i riu po tentonte t’i shiste në një pikë skrapi.Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale të vjedhjes./Oranews.tv/