5 vjedhje brenda muajit, arrestohet 36-vjeçari
Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili akuzohet për 5 vjedhje të ndodhur në kryeqytet vetëm muajin e fundit.Në kuadër të operacionit “Kosovari”, sot ka rënë në pranga Blendi Cermjani, banues në Tiranë. Mësohet se ky shtetas u arrestua në një parukeri, në rrugën “Shefqet Musaraj”, pasi dyshohej se i kishte vjedhur portofolin shtetases M.H., 31 vjeç, banuese në Tiranë.Nga hetimet e kryerera rezulton se ky person është autor i katër vjedhjeve të tjera, të gjitha të ndodhura brenda këtij muaji.Më datë 26.12.2015, ka bërë kallzim shtetasi, K. M, se i kanë vjedhur biznesin e tij tip "Mini Market", duke vjedhur disa steka cigare (nga kontrolli i banesës këtij shtetasi ju gjetën cigaret e vjedhura)Më datë 24.12.2015, në rrugën "Gjergj Bue Shpata" është vjedhur kioska e shtetasit L. B.Më datë 21.12.2015, në rrugën e “Durrësit”, është vjedhur një kasetofon dhe një MP-3, në mjetin në pronësi të shtetasit R. A.Më datë 21.12.2015, në rrugën "Frederik Shiroka" tek disa magazina janë vjedhur dy telefona celularë të shtetasve Z. T dhe E. K.Në cilësinë e provave materiale, policia ka siguruar pamjet filmike të mjediseve ku ka kryer vjedhjet ky person.Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Vjedhje”./Oranews.tv/