I dehur i jep makinës në sens të kundërt, 1 i vdekur 2 plagosen në autostradë

Një i vdekur dhe 2 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së shtunës 26 dhjetor 2015 në autostradën Tiranë-Durrës,  pranë mbikalimit të këmbësorëve Shkozet.Mësohet se mjeti tip Reno Megane me targa  AA 800 BZ me drejtues shtetasin A.Sh. është perplasur me mjetin tip Benz Fuoristradë me targa AA 288 MM, me drejtues shtetasin Mirand Lala 42 vjeç, banues në Maminas.Për pasojë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, shtetasi: A.Sh. 32 vjeç, banues në Durrës.Ndërkohë, ndodhen në gjendje serioze për jetën në Spitalin e Durrësit, shtetasit: A.B. 30 vjeçe, banues në Durrës, pasagjere në mjetin tip Reno Megane;   Q.K. 58 vjeç, banues në Maminas, pasagjer në mjetin tip Benz Fuoristradë.Policia ka arrestuar drejtuesin e Benzit, Mirand Lala, “pasi ka qenë në sens të kundërt dhe kishte konsumuar pije alkolike” informon policia e Durrësit. Grupi hetimor po  punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Oranews.tv/