Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2015, 00:17
Lëvizja Vetëvendosje njoftoi arrestimin e koordinatorit të sekretariateve të saj, Nol Nushi në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës 26 dhjetor.Menjëherë pas arrestimit ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje me anë të një komunikate e cila thotë se shkak i arrestimeve janë protestat kundër marrëveshjeve. Ajo akuzon për përndjekje politike."Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po përndjeken politikisht na policia partiake, për shkak se protestuan kundër marrëveshjeve anti-kushtetuese me Serbinë.Në vend që Isa Mustafa e Hashim Thaçi të dorëhiqen, pasi nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme, tashmë të shpallura edhe antikushtetuese, ata po vazhdojnë ta burgosin opozitën"
"Kjo mënyrë e të vepruarit, paralajmëron fundin e kësaj Qeverie- thotë Vetëvendosje- Mustafa e Thaçi nuk do të mund t’i mbulojnë gabimet e tyre duke arrestuar qytetarë dhe aktivistë. Qytetarët do të protestojnë masivisht më 9 Janar dhe nuk do të ketë repression policor që do të arrijë ta ndalë opozitën.Sipas mediave në Kosovë, Pokurori i gatshëm i ka caktuar masën e ndalimit Nol Nushit, 48 orë masë sigurie./Oranews.tv/