Merkatat e Krishtlindjeve në qytetet kryesore të Europës
Magjike, romantike, argëtuese, ekonomike, janë merkatat e krishtlindjeve që përpikmërisht mbushin cdo vit sheshet e qyteteve më të njohura europiane në këto ditë feste.Krishtlindje. Aromë gështenjash të sapopjekura, vallëzime dritash nën ritmin e Jingle bang, statuja personazhesh fetare, dekoracione festive, artizanë me ekspozitën e objekteve të tyre unikale, ëmbëlsira recetash antike, ngjyra marramendëse, souvenire; kjo është atmosfera e merkatave që prej gati gjashtë shekujsh bashkon tradicionalisht Europën gjatë ditëve festive të Krishtlindjes.Merkata e Krishtlindjes është një manifestim tregtar publik i shtrirë në një vend të hapur, kryesisht në sheshin qëndror të qytetit e ku ekspozohet gjithcka që ka lidhje me këtë festë fetare nga prodhimet gastronomike tek souveniret, nga pemët e vitit të ri në kartolinat antike të zverdhura nga vitet.Stile të ndryshme jete, shije dhuratash nga më të thjeshtat tek më ekstravagante, turistë kuriozë, fëmijë që ndjehen të rritur e të rritur që shndërrohen në fëmijë, popullojnë gëzueshëm në cdo orë të ditës hapësirat e këtyre tregjeve të ngjashme me skicat e një libri të animuar përrallash.Tradita i reziston krizës ekonomike, magjia e romanticizmi i merkatave të krishtlindjes konfermohet cdo vit si një mundësi më shumë në njohjen e vendeve, zakoneve e traditës së tyre. Zbulon gjurmë të një të kaluare që ke harruar e cdo objekt rrëfen historikun e copëze jete.Historia e merkatave të krishlindjeve i përket një periudhe ku blerjet nuk kryheshin nëpër supermerkate. Gjurmët e tyre të para i gjejmë në shekullin e XIV në Gjermani e Alsazia nën emrin merkata San Nikola e dokumenti i parë që zyrtarizon një merkatë krishlindjesh daton vitin 1434. Në këtë dokument citohet Striezeltmarket, merkata ku shitej Striezel, kjo ëmbëlsirë tipike gjermane, pikërisht në qytetin e Dresdës gjatë të hënës së fundit para festës së Krishlindjes. Gjatë reformës protestante emri Striezeltmarket u shndërrua në Christkindlmarkt për t’ju bashkangjitur kultit të shënjtorëve.Merkata antike të rëndësishme historikisht janë ajo e Strasburgut që i përket vitit 1570 e merkata e Norimbergut më 1628. Një rinovim të rëndësishëm me qëllime ekonomike, këto tregje njohën gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar ku shumë qytete europiane ngritën posacërisht merkatën e tyre të Krishlindjes, iniciativë kjo që vërtetoj suksesin e tyre komercial, turistik, tradicional e që triumfon cdo fundviti.Gjermani

Merkata e Nurembergut është ndoshta nga më të rëndësishmet në të gjithë Gjermaninë. E ndodhur pranë sheshit qëndror të qytetit (Hauptplatz) ajo ofron një spektakël të jashtëzakonshëm feste e magjie. E përbërë nga 180 shtëpiza prej druri të supermbushura me prodhime gastronomike e artizanale kjo merkatë stimon cdo vit rreth 2 milionë vizitorë. Për qytetin e Nurembergut ajo konsiderohet si një nga manifestimet më të rëndësishme lokale, për konservimin e autenticitetit të së cilës bashkia ka imponuar rregulla shumë të rrepta si ndalimin e shitjes së objekteve plastike e riprodhimin e muzikës së regjistruar. Për të ruajtur magjinë e vërtetë të krishlindjes në merkatën e Nureembergut lejohet vetëm muzikë "dal vivo". Niveli i lartë ekspozues i saj stimulohet falë tre cmimeve që bashkia e qytetit vë në dispozicion të vlerësimit për stendat apo shtëpizat më të arritura artistikisht e tradicionalisht. Bruksel

Magjia e Krishtlindjes në Bruksel sjell cdo vit me miliona turistë nëpër rrugët e sheshet nën vezullimin festiv të këtij qyteti. E gjatë pothuajse dy kilometra, merkatën e këtij qyteti e gjen rreth Place Sainte-Catherine, Marchè aux Poissons e Borsa. Duke ecur përgjatë kësaj merkate mund të njihesh me traditat autentike të Krishtlindjes belge me 200 "chalet" e ngritura në të , me pistën e patimazhit , me rrotën e madhe panoramike të Botës e lartë 48 metra dhe e dekoruar nga 18 000 llampa.Në Grand-Place gjen skenën perrallore me statuja shënjtorësh nën pemën gjigande të Vitit të Ri. Ëmbëlsirat tradicionale belge Spéculoos, Dentelles, o pjatat karakteristike si Ttartiflette , Croustillos e "pommes de terre frittes"; muzika e koreve "dal vivo" o meloditë festive në hyrje të cdo lokali e dyqani ndërtojnë kornizën rrethuese të Merkatës së Brukselit. Në rreth 200 shtëpizat prej dryru të kësaj merkate mund të gjesh dhuratat më origjinale artizanale me prejardhje nga e gjithë Europa. Danimarkë
Kushdo që ndodhet këto ditë në këtë shtet e ka të pamundur të mos kalojë përmes kioskave të supermbushura me objekte e argëtime tipike të Veriut europian e që ndërtojnë arkitekturën e merkatave të krishlindjes. Më karakteristike prej tyre është merkata e Kopenhagenit e ngritur në parkun argëtues " Tivoli " dhe e shndëdrruar në një përrallë në qiell të hapur. Ky lokalitet është inaguruar më vitin 1994 e deri më sot ka një rithirrje të përvitshme ndaj turistëve e ndaj qytetarëve danezë. Në "chalet-et" e saj mund të gjesh prodhime tipike të punuara me dorë si veshje leshi, marmelata e recelëra të të gjitha tipeve, erëza, lojëra në dru, objekte qeramike të dekoruara me histori e legjenda nordike, etj. Nuk mungojnë zbukurimet tipike festive për shtëpinë, dritaret e pëmën. Nga specialitet gastronomike shquhet Glogg. vera e ngrohur me erëza, birra Julebryg e ëmbëlsirat aebleskiver. Në liqenin e parkut ku është ngritur kjo merkatë është ndëruar një pistë patinazhi për fëmijë e të rritur.
Pak më i vogël por me të njëjtën bukuri e magji është në Kopenhagen dhe merkata e Nyhavn. E ngritur pranë portit të qytetit kjo merkatë, vit pas viti konfirmohet si një nga vendet më interesante për tu vizituar gjatë periudhës festive të Krishtlindjes. Si në një përrallë në të mund të takosh Plakun "e vërtetë" të vitit të Ri që i hipur mbi slitë po përgatitet të nisë udhëtimin e shpërndarjes së dhuratave anekënd botës. Franca
Vit pas viti me numrin gjithnjë e në rritje të merkatave të krishtlindjes nga veriu në jug e me një seri lokalitesh turistike të famshme, Franca është kthyer një nga vendet më të preferuar për të apasionuarit e kësaj tradite të fundvitit. Vetë Parisi numëron dhjetra tregje të tilla që gjallërojnë lagjet kryesore të këtij kryeqyteti, midis të cilëve renditen merkata në Champs-Elysées, ajo në sheshin "la Nation" dhe e famshmja "L'Arche de Noël" që ngrihet në "La defense".Një nga më të mëdhat e më të rëndësishmet është pa dyshim ajo në Lilla, mjaft e preferuar nga turistët gjermanë e anglezë dhe merkata e parë që hapet dhe e fundit që mbyllet në Francë, pra me kohëzgjatjen më të madhe se të gjitha të tjerat. Në rajonin francez zona, Alsazia përfaqëson denjësiht këtë traditën ku më e njohura e të cilave është merkata e Strasburgut, Chriskindelsmarik me një histori 500 vjecare. Kjo merkatë ngrihet në zonën historike të qyteti e në zemër të saj ndodhen Place Broglie, Place de la Cathédrale, Rue de la Comédie, Place de la Gare e Place Klébler ku është ngritur dhe pema gjigande. Një legjendë e konfirmuar nga një kronikë e viti 1605 thotë se tradita e pemës së Vitit të Ri ka lindur këtu kur qytetarët sillnin në shtëpi pisha për t’i zbukuruar më pas me mollë, sheqer e trëndafila letre shumëngjyrëshe. Karakteristikë e kësaj merkate është se një sipërfaqe e saj cdo vit i rezervohet një vendi të huaj i cili ekspozon në të prodhime e tij tipike e tradicionale . Në të mrekullueshmen Cattedrale di Notre-Dame, por dhe në kishat e tjera mbahen koncerte krishlindjesh të cdo lloji. Itali


