Uraganet në Teksas shkaktojnë 8 të vdekur

Tetë persona janë raportuar të vdekur pas uraganeve të reja në Teksas, duke e çuar numrin e të vdekurve në 26 gjatë kësaj jave plot stuhi në disa qytete të SHBA-së.Mediat lokale thanë se 5 persona që ndodheshin nëpër makina, i ka nxjerrë uragani jashtë autosradës në Garland, afër Dallas.Tre trupa të tjerë u gjetë në disa qyteza të vogla. Zyrtarët gjithashtu thonë se Teksasi dhe Oklahoma mund të vuajnë një “krizë historike” duke e çuar lartësinë e dëborës deri në 41 cm.Stuhitë në të gjithë jugun e SHBA-së kanë qenë jashtëzakonisht të fuqishme këtë dimër.Raportimet nga Teksas thonë se kishat janë shkatërruar, makinat jan copëtuar dhe pemët janë shkulur.Policia e Garland, beson se erërat e uraganeve të fundit i kanë tejkaluar shpejtësitë e mëparshme. Zëdhënësit e policisë i bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë larg rrugëve._87390391_3df5d71d-9042-49f1-aad4-d97c10346b6b _87390394_4dab6864-4d90-4cf1-ad4f-13ad0c1d7044 _87390678_a720d1c0-1eb5-4dc8-bb84-a0b2025bbeb8 _87390599_0a4498d5-b83e-44e4-8067-3099100de65e