Nishani darkë Krishtlindje me komunitetet fetare: Feja instrument paqeje e dashurie

Darka zyrtare e Presidentit të Republikës me rastin e Krishtlindjes mblodhi dhe një herë tryezën e harmonisë fetare në Shqipëri.Pamje kjo që bën krenar çdo shqiptar, ndaj edhe në fjalën e tij Presidenti i Republikës apeloi që feja si instrument i paqes e dashurisë të mos përdoret për qëllime të tjera.“Feja është një instrument paqeje dhe dashurie dhe kjo darkë mbahet në shenjë të respektit reciprok mes bashkësive fetare.Sot krenohemi me shqiptarët për bashkëjetesën e tyre fetare”, theksoi Kreu i Shtetit, ndërsa i shprehu bashkësisë ortodokse shqiptare si edhe asaj katolike e ungjillore, konsideratën më të lartë për gjithçka ata përfaqësojnë për vendin tonë, për gjithçka kanë bërë për njeriun.Presidenti vlerësoi se kjo Krishtlindje për shqiptarët u shënua nga tre ngjarje, një të mirë dhe dy të këqia.Martirët e krishterë dhe ata myslimanë të rënë në kohën e diktaturës, morën një vlerësim të veçantë në darkën presidenciale.