Motorri rrëshqet në rrugën e shtruar me çakull, humb jetën drejtuesi

Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë duke shkuar në spitalin e qytetit pasi kishte rënë me motorr në lagjen "Kastriot" në Fier.Aksidenti u regjistrua në orën 21:10 të mbrëmjes së sotme.Sipas dëshmimtarëve në vëndngjarje dhe policisë mësohet se një 40 vjeçar nga Zhupani ka qenë duke udhëtuar me motorr 49 kubik në lagjen "Kastriot".Teksa ishte vetëm 30 metra nga kryqëzimi i "Zogut të Zi", motorri ka shkarë duke rënë përtokë drejtuesi dhe si pasojë është gjakosur në kokë.Kalimtarë të rastit e kanë transportuar drejt spitalit, por 40 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës.Banorë të pallatit ku ndodhi aksidenti pohuan se firma që po kryen punime në rrugë ka lënë çakullin e hapur pirgje-pirgje.Ndërkohë që nuk ka as tabela paralajmëruese dhe as ndriçim në rrugë.Në vendngjarje ka shkuar edhe policia e qarkullimit e cila ka kryer veprimet e para dhe më vonë do të përcaktojë se cili ka qenë shkaku i aksidentit rrugor që solli edhe vdekjen e 40 vjeçarit nga Zhupani.[caption id="attachment_644864" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti[/caption][caption id="attachment_644863" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]