Vetëvendosje: Qeveria të japë dorëheqje ose do të ketë eskalim të situatës

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar dorëheqjen e  kabinetit të Isa Mustafës pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës të asaj që opozita e konsideron si projekti i “Zajednicës”.Në rast të kundërt, nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, paralajmëroi protesta deri në rrëzimin e qeverisë.Çaushi: Ne sot i rikujtojmë kësaj qeverie se projekti i “Zajednicës” përfundimisht ka rënë poshtë. Gjithashtu, dëshirojmë t’i kujtojmë se qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar shkeljen që është bërë me këto marrëveshje dhe se ata nga kjo Qeveri presin vetëm një gjë – largimin e menjëhershme. Çdo përpjekje për të mos u përballur me përgjegjësinë do të çojë në eskalim të situatës, deri në rrëzimin e kësaj qeverie”.Ndërkohë kreu i VV, Visar Ymeri, gjatë një takimi në Ferizaj tha se Kosova po dëmtohet dhe po rrënohet prej dialogut me Serbinë dhe njerëzve që po e shkelin Kushtetutën e saj.Ymeri: “Dialogu në këtë formë e shkatërron Republikën, ne, jemi të vendosur në anën e Kosovës si shtet sovran. Qeveria është rreshtuar keq në minimin e shtetësisë, nuk mundet Kosova ta pranojë që në krye të saj të qëndrojnë njerëzit që e kanë shkel Kushtetutën në 23 nene të saj.Nuk ka kuptim që në krye të shtetit të qëndrojnë njerëzit që e shkelin shtetin. Kosova do të jetë sovrane vetëm nëse ndërpritet dialogu në këtë format, ndërsa demokracia do t’i kthehet Kosovës vetëm kur të shkojnë shkelësit e Kushtetutës”.