Festohet lindja e Krishtit, Ora News ju uron Gëzuar!

Krishti lindi. Me mijëra besimtarë të krishterë kremtuan momentin me të rëndësishëm të kalendarit kristian, Krishtlindjen në katedralen e Shën Palit në Kryeqytet. Duke sfiduar temperaturat e ulëta, besimtarët qëndruan për orë të tëra në pritje të meshës së shenjtë.Kjo është Krishtlindja e parë që Mesha e mesnatës nuk u drejtua nga kreu i Kishës Katolike Imzot Rrok Mirdita, por në fjalën e tij Ipeshkëv ndihmësi i përgjithshëm George Frendo ia dedikoi meshën e shenjtë të Krishtlindjes klerikut që ndërroi jetë pak ditë më pare.Në mesazhin e tij për më shumë paqe, mirësi dhe dashuri me njëri-tjetrin, Imzot George Frendo dërgoi lutje edhe për ata që bien pre e akteve terroriste të grupeve ekstremiste në mbarë botën.George Frendo: Të lumët ju që në errësirën e kësaj nate  keni ardhur këtu për ti ndriçuar nga drita e Jezu Krishtit. Të lumit ju që në terrorin e botës jeni përgjigjur ftesës së zotit për të marrë pjesë në kremtimin e këtij gëzimi. Trishtohemi kur shohim që ISIS vazhdon të presë kokat e të krishterëve dhe e bën këtë në emër të zotit. Por ne jemi të bindur se kemi një mision në këtë botë, mision për të përhapur dashuri. Jemi trishtuar sepse përpara 18 ditësh u nda nga ne Rrok Mirdita, por ai gëzohet me ne duke na parë të bashkuar në këtë natë për të kremtuar me gëzim lindjen e Krishtit në këtë Kishë që ai vetë ka ndëruar.Imzot George Frendo u kthye pas në kohë , në përkujtimin e mëshës së parë të krishtlindjes post komunisteKatedralja e Shën Palit kishte rezervuar një vend të veçantë edhe për komunitetin rom dhe jetimët.Krishtlindja si një tryezë e madhe feste dhe harmonie bëri bashkë në këtë ditë qytetarë të besimeve të ndryshme të cilët përcollën urimet e para të Krishtlindjes.Mesha u mbyll në orët e para të mëngjesit, ndërsa besimtarët katolikë u janë drejtuar njëri-tjetrit  me urimet për më shumë paqe e dashuri në botë. Krishtlindja ka si simbolikë pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe familjen e bashkuar.Mesha në katedralen ortodokse drejtohet nga Anastas Janullatoshttps://youtu.be/C0sETNwoxWgEdhe besimtarët ortodoksë e festuan lindjen e Krishtit në orët e para të mëngjesit të sotëm në katedralen Ngjallja e Krishtit.Mesha u drejtua nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili kërkuar nga besimtarët të sjellim ndër mend vlerën e pakapërcyeshme të jetës.Anasatas Janullatos: Bij të shtrenjtë të zotit, shqetësimi dhimbja dhe frika shtrihen sot në jetën tonë. Varfëri shumëformëshe dhe migrime, privime të vështira për tu përballuar. Shpërthime terroriste, agresiviteti dhe dhune. Pikërisht brenda kësaj trazire e kremtja e krishtlindjes vjen si dritë e tërshkëlqyer ngushëllimi paqeje dhe shprese. Krishtlindje të bekuara. Me krishtin brenda nesh!Ndërkohë një ditë më parë uruan Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos dhe Imzot Angela Massafra.Po ashtu edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani uroi të gjithë besimtarët e krishterë, duke u lutur për njerëzit në nevojë.https://www.youtube.com/watch?v=FnR5xA0cays[caption id="attachment_643709" align="alignnone" width="640"]meshaa Mesha ortodokse ne katedralen Ngjallja e Krishtit[/caption][caption id="attachment_643708" align="alignnone" width="640"]mesha2 Mesha ortodokse ne katedralen Ngjallja e Krishtit[/caption][caption id="attachment_643707" align="alignnone" width="640"]mesha4 Mesha ortodokse ne katedralen Ngjallja e Krishtit[/caption][caption id="attachment_643702" align="alignnone" width="640"]mesha Mesha ortodokse ne katedralen Ngjallja e Krishtit[/caption][caption id="attachment_643683" align="alignnone" width="640"]dgaha Mesha katolike ne katedralen e Shen Palit[/caption][caption id="attachment_643684" align="alignnone" width="640"]adfhf Mesha katolike ne katedralen e Shen Palit[/caption][caption id="attachment_643685" align="alignnone" width="640"]sdgsdh Mesha katolike ne katedralen e Shen Palit[/caption][caption id="attachment_643686" align="alignnone" width="640"]adfhah Mesha katolike ne katedralen e Shen Palit[/caption][caption id="attachment_643687" align="alignnone" width="640"]adgag Mesha katolike ne katedralen e Shen Palit[/caption][caption id="attachment_643688" align="alignnone" width="640"]kisha Mesha katolike ne katedralen e Shen Palit[/caption]